×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut në mes të pandemisë

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Pas 20 ditësh fushatë zgjedhore në të cilën partitë politike dhe koalicionet paraqitën platformat e tyre para qytetarëve, sot në mesnatë në Maqedoninë e Veriut nis heshtja zgjedhore përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara të mbahen të mërkurën.

    Votimi për herë të parë këtë vit do të zgjasë tre ditë për shkak të situatës aktuale të Covid-19. Nesër do të votojnë ata të cilët janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv dhe personat të cilëve u është përcaktuar masa e vetizolimit. Votimin do ta kryejnë në shtëpi me ndihmën e një këshilli zgjedhor të veçantë të formuar nga KSHZ.

    Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të sëmurët kronikë, të burgosurit e ata të cilët janë në arrest shtëpiak do të votojnë të martën, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Të mërkurën, në ditën e zgjedhjeve, votimi do të fillojë nga ora 07, por do të zgjasë deri në orën 21, pra dy orë më shumë se raundet e mëparshme zgjedhore. Zgjedhjet mbahen në një situatë të rënduar nga koronavirusi në vend.

    Një ditë më parë, Maqedonia e Veriut regjistroi 8 vdekje, në mesin e të cilave edhe ajo e një vajze 24-vjeçare nga Tetova, e cila është njëkohësisht viktima më e re e Covid-19 në vendin fqinj. Sipas burimeve mjekësore, vajza nuk ka pasur asnjë sëmundje tjetër kronike./TCh/

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar sulmet e përgjakshme të 11 shtatorit 2001. Nëpërmjet një postimi në Facebook, shefi i shtetit...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    “SPAK është nën kontrollin e Edi Ramës, e ka rreshtuar Shqipërinë me Rusinë e Bjellorusinë”. Kështu u shpreh në “Dita Jonë” në...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se ai mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris fitoi debatin kundër Donald Trump, duke shkruar...
    Të tjera
    Vip11 Shtator 2024
    Moderatorja e njohur Erjola Doci, ka trazuar rrjetin me postimet e fundit. Në Instagramin e saj, ish-banorja e BBVA, ka postuar fotografi...
    Opinione11 Shtator 2024
    Nga: Fatos Tarifa  Ç’do të thotë të jesh president i republikës në këtë vend? Përgjithësisht, kjo do të thotë të jesh ngjitur...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lifestyle11 Shtator 2024
    Dashi Gjatë kësaj të mërkure do të bëni çdo përpjekje për të zgjidhur një problem i cili ka pushtuar jetën tuaj prej...
    Lifestyle11 Shtator 2024
    Kumbullat janë jashtëzakonisht të dobishme për shëndetin për disa arsye, gjë që e bën konsumimin e rregullt të tyre të këshillueshëm për...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se ai mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris fitoi debatin kundër Donald Trump, duke shkruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.