×
  • Lajme
  • Lajme

    Raka kundër gjendjes së jashtëzakonshme: Mjafton respektimi strikt i masave

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Pas shtimit të vrullëshëm të rasteve me koronavirus në Kosovë dhe paralajmërimi të kryeministrit Avdullah Hoti për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend,  Mikrobiologu Lul Raka ka radhitur disa prej arsyjeve pozitive dhe atyre negative që mund të ndikojnë pas këtij vendimi në Kosovë, përcjell Front Online.

    Përmes një statusi në Facebook, ai thotë se çfarëdo vendimi që merret duhet të analizohet hollësisht nga të gjitha këndvështrimet dhe institucionet relevante duke dhënë të gjithë opusin e mundshëm të impaktit të intervenimeve të ndërmarra.

    Postimi i plotë i Rakës:

     PËR APO KUNDËR GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME?

    Aspektet shëndetësore

    Çfarëdo vendimi që merret duhet të analizohet hollësisht nga të gjitha këndvështrimet dhe institucionet relevante duke dhënë të gjithë opusin e mundshëm të impaktit të intervenimeve të ndërmarra.

    Reagimi nuk duhet të jetë reaktiv dhe vendimit politik duhet t’i paraprijnë qasja shkencore.

    Dy faktorët kryesor të rritjes së numrave janë : mosrespektimi masiv nga qytetarët dhe mungesa e mbikqyrjes dhe kontrollit nga shteti. Këtu është problemi kyç dhe këtu duhet të jetë fokusi i përgjigjes pa lënë anash rekomandimet e fundit të ECDC.

    Kultura dhe mentaliteti janë pjesë të rëndësishme që duhet të merren në konsideratë në intervenim.

    ARGUMENTET KUNDËR GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME (IZOLIMIT TOTAL)

    Përqindja e imunitetit në vendet me prekje masive-Spanjë, Francë, etj.  ka qenë vetëm 5%. Suedia, e cila ka pasur qasje më liberale, edhe pse ka pasur edhe ajo restriksione  ka imunitet vetëm 7%. Për të arritur të ashtuquajturin imunitet kolektiv duhet të preken 70% e popullatës, por kjo shkon me mijëra të vdekur. Kjo qasje nuk është as etike e as e arritshme. Këtë qasje asnjë shtet në botë nuk e zbaton.

    Me këtë numër të ulët të personave që kanë kaluar sëmundjen, pjesa dërmuese e popullatës mbeten të ndjeshëm dhe kurdo pas çdo karantinimi, nëse s’ka mbikqyrje nga shteti, do të ketë rishfaqje masive të numrave. Rezultatet pozitive që mund të vijnë nga izolimi total janë afatshkurtëra.

    PASOJAT:

    • Shkatërrimi i ekonomisë
    • Shkatërrohet shëndeti metal me dhunë përcjellëse në familje
    • Mundësia e reagimit popullor (demonstratat)
    • Gjendja e jashtëzakonshme lë në hije të gjithë sektorët tjerë të shëndetësisë, që po ashtu, janë vital për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarit
    • Fatura e izolimit total është shumë më e lartë dhe është opcini i fundit nga të gjithë skenarët e mundshëm.

    CILA ËSHTË ZGJIDHJA E MUNDSHME?

    Zgjidhje mund të jetë qasja “TË GJITHË ME MASKA”

    • MASKAT duhet të jenë OBLIGATIVE! Të blihen maska shumëpërdorimëshe nga shteti dhe të shpërndahen në popull!
    • Kjo qasje mund ta ulë lakoren
    • Mund të zbatohet për një kohë më të gjatë
    • njëkohësisht parandalon edhe sëmundjen edhe ruan ekonominë dhe shëndetin mendor.

    PËRPARËSITË GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME

    • Ulje e numrit të të prekurve
    • Ulje e vdekshmërisë

    AKTIVITETET PËRCJELLËSE

    Opcionet e përgjigjes janë dhënë nga ECDC  në bashkëpunim edhe me Kosovën, në botimin e para 10 ditëve:

    • Kornizë e fortë e monitorimit, për të përcjellë situatën epidemiologjike, për zbulimin e shpejtë të rritjes së transmetimit, dhe për vlerësimin e ndikimit të intervenimeve të kryera.
    • Strategji e zgjeruar e testimit, që synon testimin gjithëpërfshirës të të gjithë individëve që shfaqin simptoma të COVID-19.
    • Kornizë për gjurmimin e kontakteve, të bazuar në testime të gjera, gjetjen aktive të rasteve, zbulim të hershëm të rasteve, izolimin dhe karantinimin e tyre dhe përcjelljen e vazhdueshme të kontakteve.
    • Identifikimi i shpejtë dhe hetimi i vatrave të epidemisë të lidhura me mjedise specifike, me zbatimin e masave të rregullta parandalimit dhe kontrollit .
    • zbatimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë i masave jofarmaceutike (distancë fizike, maskë, higjienë e duarve)
    • Strategji e fortë e komunikimit të rrezikut, me të cilën duhet t’i rikujtojë qytetarët se pandemia nuk ka mbaruar.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.