×
  • Lajme
  • Lajme

    Epidemiologu shqiptar në Zvicër: Covid-19 mund të zgjas deri 2 vjet, s’kthehet tek i njëjti person

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Epidemiologu shqiptar që punon në Zvicër, Taulant Muka, në një intervistë për Front Online ka kritikuar punën që është bërë rreth menaxhimit të pandemisë me Coronavirus, në Kosovë dhe Shqipëri.

    Muka, që më parë shërbeu si zëvendësministër i Shëndetësisë në Shqipëri, ka kritikuar të dy qeveritë që periudhën e izolimit nuk e kanë shfrytëzuar për të investuar në kapacitete të reja të spitaleve apo në krijimin e aplikacionit elektronik që do t’i gjurmonte kontaktet.

    “Rritja e numrit të rasteve të infeksionit në të dy shtetet është shqetësuese, dhe tregon se gjatë fazës së izolimit shtetet nuk kanë investuar në ‘masat e sigurisë’ që do garantonin një hapje afatgjatë dhe të qëndrueshme të ekonomisë. Si në Shqipëri edhe në Kosovë nuk u investua në kapacitete te reja diagnostikuese, në implementimin e protokolleve të sigurisë në spitale, forcimin e spitaleve rajonale, apo edhe krijimin e një aplikacioni elektronik që do lehtësonte gjurmimin e rasteve”, tha Muka në një intervistë për Front Online.

    Ai ka kërkuar që të decentralizohet menaxhimi i  pandemisë edhe nëpër Komuna  dhe poashtu të krijojnë grupe të ekspertëve për t’u marrë me situatën, e jo ato të udhëhiqen nga politikanët.

    “Në besimin tim, të dy shtetet duhet të decentralizojnë kontrollin e situatës, duke përfshirë në vendimmarrje të gjithë aktorët e institucioneve shëndetësorë, por edhe strukturat lokale pasi beteja mund të ndryshojë nga qyteti në qytet, dhe nga lagjja në lagje. Nuk ka nevojë, për shembull, të izolohet Berati nëse Tirana është vatër infeksioni”, thotë ai për Front Online.

    Epidemiologu Muka tha se është e domosdoshme që të ketë dhe një komunikim të koordinuar publik që nuk udhëhiqet nga politikanët, por nga ekspertët.

    “Ajo që është më e rëndësishme është që të dy shtetet duhet të ndërtojnë një ekip ekspertësh i cili duhet të udhëhiqet nga studiues të epidemiologjisë. Kemi të bëjmë me një epidemi, e për rrjedhojë ekspertiza epidemiologjike është thelbësore për një menaxhim sa më të mirë të situatës. Është e domosdoshme që të ketë dhe një komunikim të koordinuar publik që nuk udhëhiqet nga politikanët, por nga ekspertët, duke fituar në këtë mënyrë besimin e popullit. Besoj hapat që Kosova mori dy ditë më parë janë shumë të mira, dhe uroj që të implementohen. Implementimi duhet gjithashtu shoqëruar me hartimin e një strategjie afatgjate, duhet vizion”, është shprehur ai për Front Online.

    Epidemiologu Muka: Keqmenaxhimi me Covid-19 sjellë pasoja shëndetësore, ekonomike dhe sociale

    Epidemiologu shqiptar, Taulant Muka,  tutje ka thënë se problem në të dy vendet është mosbashkëpunim ndërmjet pozitës dhe opozitës pasi pandemia mund të zgjas 1 deri në 2 vjet dhe për këtë duhet një strategji për t’u përballur me të.

    “Në të dy shtetet, problem madhor është politika e polarizuar. Një menaxhimi i mirë i situatës Covid-19 kërkon bashkim të të gjithë krahëve të politikës për një strategji të përbashkët dhe kombëtare, pasi gjendja mund të vazhdojë për një apo dy vite duke sjellë, në rast të një keqmenaxhimi, pasoja të mëdha shëndetësore, ekonomike dhe sociale. Kjo strategji kërkon që edhe politika të mos jetë aktori kryesor i menaxhimit të situatës, por ekspertët të cilët duhet të zgjidhen në bazë të aftësive akademike dhe jo në bazë të anëtarësimit në parti”, ka thënë Muka për Front Online.

    Muka – politikanëve rreth Covid-19: Merrni shembull vendet ku pyetet shkenca, e jo politika

    Muka për një menaxhim dhe një koordinim në mes të të gjithë akterëve ka thënë se duhet të merren shembuj nga vendet si Zvicra, Gjermania, Suedia e Greqi ku në këto vende pyetet shkenca e jo politika.

    “Shtetet më të suksesshme sot kanë vendosur shkencën në drejtimin e masave anti-Covid dhe jo politikën. Struktura anti-Covid-19 në Zvicër, Gjermani, Suedi, Greqi dhe shumë vende të tjera që kanë menaxhuar suksesshëm situatën sot janë drejtuar nga një ekip studiuesish të epidemiologjisë të mbështetur nga studiues të diagnostikës, virologjisë, menaxhimit spitalor, dhe komunikimit publik. Këto ekipe kanë bërë të mundur të implementohen strategji efikase të komunikimit publik dhe masa inteligjente në menaxhimin e situatës, dhe jo kontrolle policore sikurse ndodh në vendet tona. Për shembull, Zvicra ka lansuar aplikacionin SWiss Covid i cili përmes sinjalit të Bluetooth në celular mbledh të dhëna për kontaktet e 14 ditëve të fundit dhe të sinjalizon nëse një nga këto kontaktet diagnostikohet me Covid-19”, ka shpjeguar ai për Front Online.

    Muka: Nuk do të ketë vaksinë 1 deri në 2 vjet

    Tashmë në shumë vende të zhvilluara, studiues të shumtë po punojnë në gjetjen sa më të shpejtë të vaksinës, kurse në disa vende kanë filluar edhe testimet e para.

    Megjithatë, sipas epidemiologut Muka vaksina anti-Covid-19 nuk do të jetë e gatshme për implementim për 1 ose 2 vjet, e që edhe në atë periudhë vendet si Kosova dhe Shqipëria do ta kenë problem t’a sigurojnë atë.

    “Situata me Covid-19 nuk do jetë problem derisa të kemi një vaksinë,  një trajtim 100% efikas apo të kemi arritur imunitetin e tufës. Në mendimin tim do duhen të paktën 1-2 vite për të patur një vaksinë për t’u implementuar, kjo pasi duhen bërë të gjitha testimet që garantojnë vaksina nuk ka efekte anësore. Ka disa trajtime që sot po japin shpresë, por lufta për t’i patur ato trajtime është e madhe, për shembull SHBA mori të gjithë kontingjentin e remdesivir që ekziston sot, një medikament që po tregon të jetë pjesërisht efikas në trajtimin e Covid-19. Kjo është e dhënë e rëndësishme për vendet tona pasi nëse del një trajtim i ri efikas apo edhe një vaksinë, mundësia që Shqipëria dhe Kosova t’i marrin ato do jetë më e largët në kohë krahasuar me vendet e zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë Muka.

    Epidemiologu Muka: Imuniteti i tufës mund të marrë 18 mijë jetë në Shqipëri, duhet masa parandaluese

    Në Kosovë shifrat me të infektuar po rriten dita e ditës, ku të hënën kishim një rekord rastesh me 195 të prekur si dhe 3 raste me fatalitet. Lidhur me këtë, ka zëra se po me këtë përhapje do të mund të krijohet imuniteti i tufës.

    Por për këtë epidemiologu po e sheh me pasoja shumë të rënda dhe vdekje në numra shumë më të lartë se sot.

    “Nga ana tjetër, lënia e përhapjes së infeksionit me qëllim arritjen e imunitetit të tufës do vinte me pasoja shumë të rënda shëndetësore, ekonomike dhe sociale. Sipas të dhënave që unë kam paraqitur, imuniteti i tufës për Shqipërinë do vinte me koston e 18 mijë jetëve, një numër që u konfirmua edhe nga një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore Lancet. Për pasojë, trajtimi më efikas sot janë masat parandaluese dhe kërkohet një strategji afatgjate në të dyja vendet”, thotë ai për Front Online.

    Epidemiologu Muka: Coronavirusi nuk kthehet

    Në Kosovë një qytetar i shëruar pretendonte se virusi i është kthyer, por që pati reagime edhe nga mikrobiologët se ajo s’do të mund të ndodhte.

    Epidemiologu Muka që vepron në Zvicër thotë se kjo nuk është vërtetuar ende dhe raste të tilla kanë të bëjnë me gabime në teste.

    “Ende ka shumë diskutime sot mbi këtë çështje, dhe sesa mund të zgjasë imuniteti i fituar nga përballja me SARS-CoV-2. Duhen analizuar rastet si në Kosovë dhe Shqipëri pasi ri-infektimi mund të jetë një artifakt i testeve që përdoren. Unë nuk i di parametrat e testeve diagnostike në Shqipëri dhe Kosovë, por si në gjithë botën, këto teste nxjerrin një përqindje të personave si Covid-19 pozitiv, ndërkohë që realisht ata nuk janë të infektuar (fals pozitiv)”, ka thënë Muka. /Front Online/

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, bashkë me Këshillin e Medieve të Shkruara të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur për Media kanë shënuar...
    Lajme03 Maj 2024
    Organizata “Reporterët pa Kufij” ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për...
    Lajme03 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat sanksionues ndaj Kosovës, megjithëse sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtëm,...
    Të tjera
    Vip03 Maj 2024
    Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi dukeshim shumë të dashuruar ndërsa dolën me veshje shumëngjyrëshe për palestër, teksa shkuan për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se agjencia kishte një plan emergjence të përgatitur në rast të...
    Sport03 Maj 2024
    Të shtunën zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra që shënon fitore, do t’i bashkohet Trepçës...
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Lajme03 Maj 2024
    Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se autoritetet në Kosovë ia kanë refuzuar kërkesën që të zhvillojë...
    Sport03 Maj 2024
    Kapiteni i Chelseat, Reece James ka lavdëruar mbrojtësin brazilian Thiago Silva-n. Braziliani tashmë e ka konfirmuar largimin nga ‘Blutë’ e Londrës në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.