×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Thuaji fëmijëve të mi që i dua”, publikohen detaje të reja nga vdekja e George Floyd

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Së fundmi janë publikuar dokumente që tregojnë në detaje momentet e fundit të jetës së George Floyd. Sipas transkripteve të gjykatës, polici amerikan i akuzuar për vrasjen e George Floyd, i tha atij të ndalojë së foluri derisa vazhdimisht i shtrëngonte qafën me gjurin e tij.

    “Thuaji fëmijëve të mi që i dua. Unë jam i vdekur”, kishte thënë Floyd në momentet e fundit të jetës.

    Floyd u përgjërua për ndihmë ndërsa ishte i shtrirë në tokë, sipas transkriptit të bërë publik të mërkurën, si pjesë e një mocioni të paraqitur në Gjykatën shtetërore të Mineapolis.

    “Unë jam klaustrofobik. Më dhemb stomaku. Qafa ime më dhemb. Gjithçka më dhemb. Kam nevojë për ujë ose diçka tjetër, ju lutem. Ju lutem? Nuk mund të marr frymë oficer”, ka thënë ai.

    Polici Derek Chauvin, u përgjigj “atëherë ndaloni së foluri, ndaloni të bërtisni, harxhoni shumë oksigjen duke folur”. Trump thotë se policia nuk duhet të përdorë metodën e shtrëngimit në qafë për të ndaluarit. Chauvin, i cili është i racës së bardhë, u arrestua në 29 maj, katër ditë pas vdekjes së Floyd. Ai ka thënë se nuk është fajtor për akuzat e vrasjes së shkallës së dytë.

    Tre ish-oficerë të tjerë të policisë në Mineapolis, janë akuzuar si bashkëfajtorë në këtë rast. Dokumentet paraqesin momentet e fundit të Floyd. Vdekja e tij në maj nxiti protesta në të gjithë botën. Vdekja e Floyd çoi në një valë protestash kundër racizmit, të udhëhequra nga lëvizja “Black Lives Matter”, dhe ngjalli debate dhe reflektim në SHBA mbi historinë e ndarjes racore.

    Çfarë ka ndodhur që nga vdekja e Floyd?

    Incidenti ka nxjerrë në pah plagët e thella mbi pabarazinë racore në SHBA. Për shumë njerëz, zemërimi ndaj vdekjes së Floyd reflektoi gjithashtu vite të zhgënjimit për pabarazinë socio-ekonomike dhe diskriminimin. Pas publikimit të pamjeve të vdekjes së Floyd, shpërthyen protesta në shumë qytetet të SHBA-së. Forcat e policisë, qeveritë dhe bizneset premtuan reforma në trajtimin e pabarazisë racore.

    Më 26 qershor, Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara miratoi një Projektligj për reformën në polici. Dhoma e kontrolluar nga demokratët e votoi masën me 236 vota për dhe 181 kundër.

    Projektligji është emëruar sipas George Floydit.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.