Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla është takuar me studentë gjatë vizitës së saj në Luginë të Preshevës.
Haradinaj-Stublla ka thënë se nga takimi me ta ka kuptuar se sa shumë kanë dëshirë për shkollim, derisa është zotuar se Kosova do t’i trajtojë problemet që ata kanë me mosnjohjen e diplomave dhe punësimin.
Postimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stublla në Facebook:
Studentët e Luginës së Preshevës, adresë shkollimi gjithmonë e kanë pasur Prishtinën, të cilën traditë vazhdojnë ta kenë edhe sot.
Ky rrugëtim i përbashkët, nisur nga kohërat më të vështira ka bërë që të mbahen gjallë dhe fuqishëm lidhjet tona kombëtare e kulturore.
Për ta vazhduar këtë rrugë të përbashkët, ftova që 5 studentë nga kjo anë të nisin menjëherë punë praktike në MPJD.