×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA-ja dhe BE-ja po e përcjellin me vëmendje situatën në Serbi

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi ka thënë se i dënon të gjitha format e dhunës, përfshirë ato “që duket se janë sulme të koordinuara ndaj policisë”, si dhe përdorimin e tepruar të forcës nga ana e organeve të sigurisë.

    SHBA-ja po ndjek me vëmendje ngjarjet e dy ditëve të fundit në Beograd dhe qytetet tjera në Serbi dhe është thellësisht e shqetësuar me shfaqjen e dhunës, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane të postuar në rrjetin social Twitter.

    “Shqetësimet dhe debatet për atë se si një vend mund t’i shpëtojë njerëzit e tij nga pandemia më vdekjeprurëse e kohës sonë – janë çështje serioze dhe duhet të jenë pjesë e një debati të qetë dhe të arsyeshëm në nivelin kombëtar”, thuhet në reagimin e ambasadës.

    Gjatë dy ditëve të fundit në Beograd dhe qytetet tjera të Serbisë janë zhvilluar protesta të dhunshme, përmes së cilave po kundërshtohet mundësia e shtrëngimit të masave kundër pandemisë së koronavirusit.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën paralajmëroi se mund të vendoset orë policore, pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Menjëherë, qindra njerëz dolën në rrugë për të protestuar.

    Por, më pas të mërkurën ai tha në një konferencë për media se qeveria serbe mbase do të vendosë që të mos ketë orë policore.Protestat, Vuçiq i quajti politike, dhe se sipas tij, ato nuk kanë lidhje me koronavirusin.

    BE: Trazirat dhe vazhdimi i dialogut nuk ndërlidhen

    Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se po i ndjek më vëmendje të madhe zhvillimet në Serbi.Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së, theksoi se u takon autoriteteve të secilit vend që të merren me vlerësimet e rrezikut të pandemisë.Ajo deklaroi se tubimet janë një e drejtë demokratike dhe themelore.Sipas zyrtarëve të BE-së, trazirat në Serbi nuk do të ndikojnë në agjendën e vendosur të dialogut Kosovë-Serbi, sepse këto dy gjëra nuk “janë të lidhura”.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të mërkurën tha se protestat synojnë të dobësojnë pozicionin e Serbisë para vazhdimit të bisedimeve me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashkimit Evropian.Ai të enjten ka udhëtuar në Paris, ku do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron, me të cilin do të diskutojë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

    Më 10 korrik është paraparë një video-samit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilin e kanë organizuar presidenti Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik pritet të takohen në Buksel, ngjarje kjo që do të shënojë edhe rifillimin e dialogut ndërmjet dy vendeve, i ndërprerë në fund të vitit 2018.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Një zyrtar izraelit ka thënë se Izraeli nuk sheh asnjë shenjë përparimi në bisedimet e armëpushimit që po zhvillohen në Kajro. Zyrtari...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve deri ora 15:00 pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut është 32.16 për...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Inteligjenca Artificiale, e ka krijuar imazhe se si pritet të duket familja mbretërore e ardhshme në 30 vjet. Gazetarët francezë në Paris...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Deputetja e PDK-së, Arian Musiliu – Shoshi, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, se nuk “besojnë” në Kosovë si shtet, fuqiplotë...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Inteligjenca Artificiale, e ka krijuar imazhe se si pritet të duket familja mbretërore e ardhshme në 30 vjet. Gazetarët francezë në Paris...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Rusia tha se dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë potencialisht do të përbënte një rrezik të madh, duke shtuar se Moska...
    Lajme08 Maj 2024
    Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës,...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, 46 për qind...
    Lajme08 Maj 2024
    Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor njoftoi se më 3 maj, trupi gjykues...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.