Në incizimet e fundit satelitore është vërejtur një aktivitet kohëve të fundit në një fabrikë të pa raportuar në Korenë e Veriut, për të cilën studiuesit dyshojnë se përdoret për të bërë mbushje bërthamore.
Incizimin e kompanisë Planet Labs e analizuan ekspertë të Institutit për Studime Ndërkombëtare në Midlberi, të cilët besojnë se objekti, i vendosur në fshatin Volo-ri afër Phenianit, është i lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe është akoma aktiv, transmeton CNN.
“Objekti i ka të gjitha shenjat kryesore të një termocentrali bërthamor të Koresë së Veriut, të tilla si masat e sigurisë, kapacitet e akomodimit, monumentet për vizita të papublikuara nga liderët dhe objektet nëntokësore. Përveç kësaj, ajo është e vendosur pranë një fabrike për ujë të ambalazhuar që nuk ka asnjë nga këto karakteristika”, deklaroi Xhefri Luis, profesor në Institutin Midlberi, i cili është duke përgatitur raport.
Ai shtoi se fabrika është shumë aktive dhe nuk e ka ngadalësuar punën edhe gjatë kohës së negociatave bërthamore, të cilat për momentin janë në ngecje.
“Ata akoma prodhojnë armë bërthamore”, theksoi Luis.