×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Lutfi Haziri ka një thirrje të veçantë për deputetët e Kosovës

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Një ditë para seancës së Kuvendit të Kosovës për votimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka dalë me një kërkesë të veçantë për ligjvënësit kosovarë.

    Në mesin e marrëveshjeve të cilat priten të miratohen nesër është edhe ajo për ndihmë financiare në ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza për Gjilanin, të cilën Haziri e quan si tejet jetike për banorët e kësaj ane, pasi janë me dhjetëra vendbanime që janë ndotur nga kanalizimet dhe mbeturinat.

    “Koha për ta dëshmuar me votë nesër, në Kuvendin e Republikës. Jo të gjitha vendimet janë partiake. Ky është njëri nga ato vendime që duhet të dalim mbi interesat e ngushta partiake e në interes të qytetarëve. Ju lutem, mbylleni me nder, përmes votimit, nesër. Do të jemi falënderues përjetë. Ata që votojnë kundër, do t’i kujtojmë si shpirtngushtë e shuplakën e tyre për qytetarët e Gjilanit nuk e harrojmë”, ka shkruar ndër tjerash Haziri në Facebook.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme06 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga diaspora shqiptare që në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të votojnë për partitë social demokrate....
    Lajme06 Qershor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Click” të RTV21 duke folur për presidenten Vjosa Osmani tha se nuk beson në rikthimin...
    Lajme06 Qershor 2024
    Ambasadori i Suedisë në Kosovës, Johanes Westerlund ka thënë që të gjitha marrëveshjet mes palës kosovare dhe asaj serbe duhet të zbatohen...
    Të tjera
    Lajme06 Qershor 2024
    Ish-hetuesi në veri të Kosovës, Murat Mehmeti, ka pohuar se ka deputetë dhe se vazhdimisht në të kaluarën kanë dyshuar se ka...
    Lajme06 Qershor 2024
    Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me politikën e qeverisë serbe ndaj dialogut me e Kosovën dhe bashkëpunimin me Ukrainën, tha në...
    Lajme06 Qershor 2024
    Gazetari Nuhi Bytyçi përfundoi dëshminë në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatë Speciale në...
    Sport06 Qershor 2024
    Kombëtarja e Kosovës U19 e ka humbur miqësoren ndaj Shqipërisë U19, me rezultat 2-0, të enjten në stadiumi “Egnatia Arena”, Rogozhinë. Dueli...
    Bota/Rajoni06 Qershor 2024
    Policia e Shqipërisë ka njoftuar se më anë të bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet ndërkombëtare, veçanërisht me policinë greke, sipas njoftimit, është...
    Lajme06 Qershor 2024
    Qeveria e Kosovës i ka reaguar shteteve të QUINT’it dhe Bashkimit Evropian që nuk u pajtuan me Qeverinë e Kosovës rreth vendimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.