×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dedaj me porosi për VV-në: Mos u përzini në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj sot përmes një shkrimi që ka publikuar në Facebook, u ka bërë thirrje subjekteve politike kosovare që të mos ndikojnë në zgjedhjet që pritet të mbahen në Maqedoni të Veriut.

    Ky reagim vjen pasi që figura të larta të Vetëvendosjes po i japin mbështetje koalicionit mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës përmes shkrimeve, takimeve por edhe me prezencë gjatë tubimeve të ndryshme.

    Gjatë tubimeve të fundit të këtij koalicioni, në radhë të para janë parë ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi dhe ish-kryeparlamentari kosovar, Glauk Konjufca.

    Në vazhdim keni shkrimin e plotë të Ambasadori Dedaj:

    “Zgjedhjet ne Maqedonine e Veriut, çeshtje e qytetareve te ketij vendi fqinj! Lideret dhe subjektet politike kosovare, te mos marrin pjese ne fushaten elektorale ne Republiken e Maqedonise se Veriut, keshtu duke mos interferuar dhe te mos perzihen ne kete fushate te vendit fqinj, e cila eshte çeshtje e brendeshne dhe eksluzive per forcat poliitike dhe qytetaret e Republikes se Maqedonise se Veriut” ka shkruar Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj.

    Ndërkaq edhe vetë krerët e koaliconit, pra Sela dhe Gashi kanë deklaruar publikisht se presin mbështetjen e Albin Kurtit për këto zgjedhje parlamentare.

    Sipas disa burimeve jozyrtare, pritet që gjatë ditëve të fundit të fushatës në mbështetje të vij edhe Albin Kurti.

    Kundër kësaj dukurie janë deklaruar të gjitha partitë tjera politike shqiptare të cilat i kanë propozuar VV-së që të merret me problemet e Kosovës dhe të mos ndikoj tek popullata shqiptare në Maqedoni pasi që populli është i vetëdijshëm se çka do të bëj dhe se për kë do të zgjedhë për të qeverisur katër vitet e ardhshme.

    Ndryshe, kreu i VV-së Albin Kurti muaj më parë ka premtuar se së shpejti do të shtrij subjektin e tij politik në Maqedoni të Veriut megjithatë nuk ka dhënë detaje se nga kush do të udhëhiqet Vetëvendosja këtu ose nëse do të hapet sikur OJQ, Shoqatë apo subjekt politik. Megjithatë, të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, përveç Alternativës së Afrim Gashit nuk iu gëzuan këtij lajmi të Kurtit dhe nuk e mirëpritën këtë paralajmërim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.