×
  • Lajme
  • Lajme

    Protesta për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, veteranët e UÇK-së e ndryshojnë komplet planin

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së, në një konferencë për media kanë paralajmëruar mbajtjen e protestës të thirrur me datën 9 korrik edhe pse rekomandimi i IKSHPK’së për këtë organizatë ka qenë që tubimet masive është mirë të mos mbahen si pasojë e përhapjes së virusit.

    Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL-UÇK’së ka thënë se protesta do të mbahet duke ndërruar taktikë, në të gjitha degët e organizatës nëpër komuna, ku do të marrin pjesë deri 99 persona.

    “IKSHPK’ja na ka rekomanduar që këto dy javë, nuk preferohet tubime të tilla sepse rrezikojnë shëndetin e popullatës, prandaj ne menduan që protestën të mos e prolongojmë, por të mbahet më 9 korrik, por do t’i delegojmë kompetencat tek degët e OVL’së nëpër komuna duke ndërruar taktikë. Vendosëm që cdo komunë ka të drejtë të protestojë në ora 12 të dalin vetëm 99 persona, ushtarë ose veteranë të UÇK’së, që simbolizon vitin 1999”, ka thënë Haradinaj para mediave.

    Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli u ka bërë thirrje të shtunën OVL UÇK’së që të anulojnë protestën e thirrur më 9 korrik, për shkak të gjendjes në vend me pandiminë Covid-19.

    Por, OVL-UÇK ka refuzuar anulimin e protestës, duke ndryshuar planin e mbajtjes së saj.

    Protesta do të organizohet në të gjitha komunat e Kosovës, dhe jo vetëm në Prishtinë ashtu siç ishte planifikuar për një tubim gjithëpopullor.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se ka ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prishtinë. Krejt...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka ironizuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që sot po mungojnë në seancën ku është duke u debatuar...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim alpinisten Uta Ibrahimi, e cila me sukses ka përfunduar ngjitjen...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë sot Naser Hafizi është përdorur vetëm si instrument nga siç e ka quajtur ai skema...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu- Kodra, gjatë seancës së sotme, ka thënë se deputetët e pushtetit nuk kanë ardhur në kuvend pasi...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se pushteti ka ndikuar që Radio Televizioni i Kosovës nuk po e...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se kanë thirrur një debat të jashtëzakonshëm për të diskutuar...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme për raportimet e mediave për ambalazhuesit e ujit dhe publikimin e...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson, në moshën 80-vjeçare. Ai thotë se jeta e gjeneralit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.