×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë

    FrontOnline
    14 Janar 2025

    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi rëndësinë e mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe llogaridhënies për të arritur rezultate konkrete, gjë që mungon te qeveria aktuale.

    “Prapa vetes kam një karrierë në sektorin privat e publik, në nivel qendror e lokal. Me program të qartë, me financim të qartë”, tha Hamza.

    Ai nënvizoi domosdoshmërinë e mbajtjes përgjegjëse të vartësve.

    “Duhet t’i mbash përgjegjës vartësit e tu në mënyrë periodike, se a e zbatojnë programin. Nëse ata futen në një zonë komforti, s’kanë llogaridhënie, i mungon transparenca. Nëse ata s’kanë frikë se e humbin vendin e punës, sepse kryeministri i mbron, sigurisht se rezultatet mungojnë”, tha Hamza.

    Ai theksoi se nuk e toleron mungesën e efikasitetit.

    “Unë nuk bëj kompromis me suksesin, as me veten, as me ata që më rrethojnë. Nëse dëshiron ta përfundosh punën, atë duhet ta nisesh në kohë. Nuk punon, ecë!”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Shkurt 2025
    Një person është arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Policia ka njoftuar...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Politologu Agon Maliqi ka vlerësuar lartë figurën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka bërë me dije se në politikë të...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Sociologu, Bekim Selishta, për FrontOnline e sheh si rrezik ikjen e qytetarëve nga Kosova, madje thotë se pjesa që është larguar nga...
    Të tjera
    Vip18 Shkurt 2025
    Dite më parë, një djalosh i quajtur Alberati ka hedhur akuza të ashpra ndaj Gjestit, njëri nga banorët më të përfolur të...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, për FrontOnline, ka folur në lidhur me ikjen e qytetarëve të Kosovës, për gjatë...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të martën do të vazhdojë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 19 Qendra...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Nga viti 2012 e deri me 2023, rreth 350 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova. Veçmas, ikja më e madhe e qytetarëve...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    ShBA dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime në Arabinë Saudite për luftën në Ukrainë – diskutimet e para ballë për ballë midis...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Vazhdon sot procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët në Hagë. Seanca është paraparë të fillojë në ora 09:00 dhe të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.