×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallet aktgjykim refuzues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, dënohet me gjobë i akuzuari tjetër

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Shpallet aktgjykim refuzues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, dënohet me gjobë i akuzuari tjetër

    Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

    Aktgjykimi ndaj tij u shpall pasi prokurori Mehdi Sefa, në seancën e mbajtur më 2 korrik 2020, ishte tërhequr nga aktakuza për Krasniqin, me arsyetimin se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtetuar se ai e ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Kurse ndaj të akuzuarit tjetër për veprën penale “heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave”, Adil Kukiqi, gjykata ka shpallur aktgjykim dënues.

    Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani, i akuzuari Kukiqi u dënua me 2,000 euro gjobë, të cilën detyrohet ta paguajë brenda 15 ditë nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

    Në rast të mos pagesës së gjobës, dënimi do t’i zëvendësohet në dënim me burg, ku çdo ditë burg do të llogaritet 20 euro.

    Po ashtu, Kukiqi obligohet që të paguajë 100 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

    Sipas aktakuzës, i akuzuari Krasniqi, gjatë periudhës kohore prej majit 2016 e deri në dhjetor 2018, në cilësinë e personit zyrtar, si inspektor i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, nuk i përmbush detyrat zyrtare, ashtu që shkel Ligjin për Ndërtimtari, duke mos rrënuar objektin ndërtimor pa leje të investitorit firmës “Agro Kuka” me pronar Adil Kukiqi, me qëllim që të përfitimit të dobisë për tjetrin.

    Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk ndërmerr masa të duhura në kuadër të kompetencave të tij, për mos lejimin e ndërtimit të objektit dy katësh të firmës “Agro Kuka”, i cili nuk kishte leje ndërtimi fare.

    Në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se i akuzuari Kukiqi, me 28 gusht 2017, pas vendosjes së shiritave nga inspektorët komunal, i njëjti nuk e përfill vërejtjen për ndalimin e punimeve dhe heq shiritin e vendosur duke dëmtuar vulat zyrtare dhe vazhdon ndërtimin e objektit pa leje.

    I akuzuari Krasniqi, më 18 nëntor të vitit 2019, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prizren, për një tjetër rast, ku gjithashtu akuzohej për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të tretë. Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po vazhdon...
    Lajme07 Maj 2024
    Për pasojat dhe simptomat nga pickimi i rriqrave është prononcuar për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani. Ramadani ka thënë se shfaqja e rriqrave...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në  Konventën e Forumit të Rinisë të kësaj partie tha se Rinia e Lidhjes...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e rregullt të kryesisë të mbajtur sot, ka krijuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet paramentare....
    Sport07 Maj 2024
    Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka zhvilluar sot (e martë) ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Ankara të...
    Lajme07 Maj 2024
    Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet Besian Mustafa....
    Lajme07 Maj 2024
    Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, në një prononcim për Front Online ka njoftuar se a ka filluar dezisenktimi...
    Lajme07 Maj 2024
    "Kurti duhet të kryejë detyrat e shtëpisë, dhe nuk mundet pa i kryer se pasojat janë të mëdha, gjithëpërfshirëse. Nuk është vetëm...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, më bashkëpunëtorë, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.