×
  • Lajme
  • Lajme

    Koreja e Veriut thotë se nuk e ka në plan rifillimin e negociatave bërthamore me Amerikën

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Koreja e Veriut tha të shtunën se nuk ka në plan të rifillojë negociatat bërthamore me Shtetet e Bashkuara në një të ardhme të afërt nëse Uashingtoni nuk heq dorë nga ato që vendi komunist i quan politika “armiqësore” ndaj Phenianit.

    Zëvendës Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui lëshoi deklaratën pas komenteve të ish këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton për gazetarët në Nju Jork në fillim të kësaj jave se Presidenti Donald Trump mund të zhvillojë një tjetër samit me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un si një “surprizë tetori” pak para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

    “A është e mundur të ketë dialog ose marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara, një vend që vazhdon politikën armiqësore ndaj Koresë së Veriut dhe nuk respekton marrëveshjet tashmë të arritura në takimin e fundit?” thuhet në deklaratën e Zëvendës Ministrit të Jashtëm Choe.

    Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili ka punuar intensivisht për të ringjallur negociatat midis Uashingtonit dhe Phenianit, shprehu optimizëm në një video-konferencë me udhëheqësit evropianë, gjithashtu këtë javë, se Presidenti Trump dhe udhëheqësi koreanoverior Kim do të takoheshin përsëri para zgjedhjeve.

    Presidenti Trump dhe udhëheqësi koreanoverior Kim janë takuar tre herë që nga viti 2018 për të diskutuar mbi çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut, por negociatat u ndërprenë pas samitit të tyre të dytë në Vietnam në shkurt të vitit 2019, në të cilin Shtetet e Bashkuara refuzuan kërkesat e Koresë së Veriut për lehtësime të konsiderueshme të sanksioneve si kusht për të hequr dorë pjesërisht nga ambiciet bërthamore.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.