×
  • Lajme
  • Lajme

    Lind gruaja e infektuar me koronavirus, priten rezultatet për foshnjën

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Në Klinikën Gjinekologjike po trajtohet një grua e cila ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Pacientja nga regjioni i Prizrenit ka përfunduar lindjen mbrëmë, derisa gjatë ditës pritet rezultati për foshnjën. Ndërkohë, që është edhe një paciente tjetër e dyshuar me koronavirus, për të cilën do të dalin rezultatet gjatë ditës.

    Vetëm mbrëmë në këtë klinikë kanë lindur 39 foshnje, ndërkohë që gjatë së premtes kanë qenë të shtrira 220 paciente. Drejtori i kësaj klinike u bëri thirrje spitaleve regjionale që të mos ngarkojnë këtë klinikë, sepse sipas tij, ditëve të fundit është stërngarkuar.

    Jakup Ismajli në një intervistë për KosovaPress thotë se ditëve të fundit është shtuar numri i pacientëve të cilët po kërkojnë trajtim në Klinikën Gjinekologjike.

    Ai tregon për gjendjen e pacientes, e cila është konfirmuar me Covid-19.

    Ismajli: E kemi një grua me Covid-19 e cila ka lindur mbrëmë

    “Për momentin e kemi një paciente e cila dje e ka përfunduar lindjen është ende Covid pozitiv, ka lindur një fëmijë të shëndoshë. Sot i është marrë testi bebes që të vërtetohet nëse është edhe bebja e infektuar…Pacientja është nga regjioni i Prizrenit është në gjendje stabile, do të thotë është me parametra vital”, thotë Ismajli.

    Në rast se foshnja rezulton negativ, Ismajli shton se sot do të lirohet edhe pacientja nga Prizreni, e cila duhet të vetëizolohet për dy javë.

    Veç tjerash, ai thekson se sot është testuar edhe një paciente tjetër, ndërkohë që javën e kaluar janë trajtuar tri paciente me koronavirus.

    Ismajli: Sot do të testojmë një grua tjetër

    “Sot e kemi edhe një rast tjetër në testim, tash është marrë testi presim që të na vijnë rezultatet e testeve. Sepse dikton në mënyrën e lindjes që ta përfundojmë lindjen…Javën e kaluar kemi pasur edhe tri shtatzëna, dy janë përfunduar me prerje cezariane, kurse një tjetër është përfunduar me lindje normale. Të tria kanë qenë Covid pozitiv. Është bërë testimi edhe i bebeve kanë dalë negativë, janë lëshuar në shtëpi me terapi dhe me rekomandim që të përcillen nga IKShP”, shton ai për KosovaPress.

    Drejtori i Klinikës Gjinekologjike u bën thirrje spitaleve regjionale që të mos ngarkojnë këtë klinikë, sepse sipas tij janë të stërngarkuar.

    Ismajli: Spitalet regjionale të mos e ngarkojnë Klinikën Gjinekologjike

    “Kisha bërë një kërkesë spitaleve regjionale që mos ta ngarkojnë Klinikën Gjinekologjike, e cila edhe ashtu është e angazhuar. Vetëm mbrëmë kemi pasur 39 lindje dhe pothuajse shumicën e kemi pasur nga regjionet, nga Prizreni, Gjakova, Ferizaj. E kisha pasur një lutje që rastet të cilat janë të menaxhueshme që kanë mundësi që ta përfundojnë lindjen në spitalet regjionale, ta kryejnë lindjen atje. Mos të na ngarkojnë sepse jemi gati të stërngarkuar. Vetëm sot i kemi 220 pacientë, jemi jashtëzakonisht të ngarkuar”, bën thirrje Ismajli.

    Për katër muaj në Kosovë janë konfirmuar 3064 raste me koronavirus, prej tyre 1707 janë shëruar, ndërsa 55 kanë vdekur.

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Lifestyle02 Mars 2026
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot në marrëdhëniet tuaja mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të...
    Lifestyle28 Shkurt 2026
    Mërkuri, planeti që ngatërron mendimet dhe komunikimin, do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars në shenjën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.