×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mos i injoroni kurrë, këto 3 shenja paralajmërojnë kancerin e zorrës së trashë

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Të gjithë e dimë që parandalimi është hapi i parë në mbrojtjen kundër sëmundjeve si kanceri. Prandaj dëgjojmë shpesh rekomandime të tipit bëni kontrolle të herëpashershme të gjirit ose kontrolloni nishanet tek dermatologu çdo vit.

    Por, është koha që t’i kushtoni vëmendje edhe jashtëqitjes gjithashtu. Sipas një studimi të fundit, të publikuar tek revista e Institutit Kombëtar të Kancerit, është rritur ndjeshëm numri i rasteve me kancer të zorrës së trashë tek të rinjtë.

    Megjithatë, ka një lajm të mirë: kanceri i zorrës është forma më e parandalueshme e të gjitha llojeve të kancerit, prandaj, nëse vëreni një nga këto simptoma (sidomos nëse keni një histori familjare me këtë sëmundje), lini një takim me mjekun, menjëherë.

    1.Njolla gjaku në fekale (ngjyrim i errët i feçeve): Hemorroidet apo një çarje e vogël anale mund të shkaktojnë gjakderdhje (njolla gjaku të ndezur) kur kryeni nevojat personale. Hemorroidet janë shumë të shpeshta si te burrat, edhe te gratë. Rreth gjysma e popullsisë kanë hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithsesi janë një problem kalimtar. Por, është shumë e rëndësishme që ju të paraqiteni tek mjeku specialist nëse keni hemorragji në pjesën e anusit (sidomos nëse ky problem vazhdon për një kohë të gjatë dhe gjaku është në ngjyrë më të errët), sepse mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera të traktit tretës, përfshi dhe kancerin (kolorektal) i zorrës së trashë.

    2.Ndryshimi i shprehive të “daljes jashtë”, p.sh. alternime të barkut dhe kapsllëkut: Çdokush zë kaps me raste. Por, një konstipacion për një kohë të gjatë mund të jetë shenjë e një bllokimi në zorrën e trashë. Kjo ndodh sepse në fillim të zorrës, jashtëqitja është e butë dhe mund të kalojë çdo pengesë. Por, ndërsa kalon në fund të zorrës, ajo vazhdo të forcohet. Nëse ka ndonjë masë tumorale në fund të rektumit, e bën të vështirë jashtëqitjen. Diarreja që zgjat për shumë ditë mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shqetësues. Jashtëqitja e shpeshtë është simptoma tip.

    3.Jashtëqitja është e hollë sa një laps: Nëse ndonjë masë tumorale ka bllokuar zorrën, jashtëqitja fillon të ngushtohet dhe të marrë formën e shiritit për të dalë. Nëse shfaqen edhe simptomat e përmendura më sipër, konsultohuni me një mjek.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.