×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shoferi i kamionit nga California postoi mesazhin e fundit, vetëm një ditë para se të vdiste nga coronavirus

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Një shofer kamioni nga Kalifornia shkruajti një postim tragjik të fundit në Facebook të “ngjyrosur” me keqardhje vetëm një ditë para se të vdiste nga coronavirusi.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Tommy Macias, 51 vjeç, i cili jetonte në Los Angeles, tha se ai kapi virusin vrasës në një aheng në fillim të qershorit, pasi kufizimet e coronavirusit në shtet ishin lehtësuar.

    Në postimin e tij, ai e pranoi se “e kishte fëlliqur” duke mos veshur një maskë dhe duke mos arritur të rrijë larg njerëzve, duke thënë se ndjehej fajtor për rrezikimin e familjes së tij.

    Macias, i cili ishte mbipeshë dhe kishte diabet, i dha fund postimit duke shkruar: ‘Shpresoj se me ndihmën e Zotit do të jem në gjendje t’i mbijetoj kësaj’.

    Por për fat të keq, ai vdiq një ditë më vonë.

    Gustavo Lopez, kunati i tij, i tha NBC se nga marsi deri në fillim të qershorit, Macias po ndiqte udhëzimet dhe po dilte vetëm kur ishte e nevojshme.

    Sidoqoftë, në fillim të qershorit Macias udhëtoi 70 milje në Liqenin Elsinore për të marrë pjesë në një aheng me një grup të madh njerëzish.

    I përfshirë në turmë ishte edhe një mik, të cilin nuk e emëroi Lopez, i cili kishte dalë pozitivë për coronavirus dhe kishte dijeni për diagnozën.

    Por për shkak se ai nuk kishte simptoma, personi mendoi se nuk mund të infektonte njerëzit e tjerë.

    Lopez tha që ai e pa Macias më 11 qershor, menjëherë pas festës, kur ai ‘nuk dukej si duhet’ dhe u duk shumë i djersitur.

    Ishte rreth asaj kohe që shoku i infektuar informoi njerëzit në festën e diagnostikimit të tij, duke i nxitur të tjerët të testoheshin.

    Veç tij, më shumë se një duzinë njerëz që morën pjesë gjithashtu në aheng që prej asaj kohe kanë dalë pozitivë në testin për virusin.

    Macias bëri një test më 16 qershor, i cili u kthye pozitiv më 18 qershor.

    Ai shkruajti postimin e tij të fundit në Facebook më 20 qershor, duke shkruar: “Disa prej jush e dinë, por shumica nuk e dinë. Unë dola para disa javësh dhe kontraktova coronavirusin”.

    “Të hënën unë u testova për të dhe u konfirmua të enjten. Për shkak të marrëzisë sime, unë i vura në rrezik nënën dhe motrat dhe familjen time. Kjo ka qenë një përvojë shumë e dhimbshme”.

    ‘Kjo nuk është shaka. Nëse duhet të shkoni, vishni një maskë dhe praktikoni distancimin shoqëror. Mos jini idiot si unë”.

    “Faleminderit për të gjithë miqtë e mi që më kanë sjellë ushqim dhe të gjithëve që kanë qenë atje për mua”.

    “Shpresojmë se me ndihmën e Zotit do të mund ta mbijetoj këtë. Ju dua të gjithëve”.

    Siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, Macias u dërgua në spital të nesërmen rreth orës 11 të paradites pasi kishte vështirësi në frymëmarrje dhe një foto e fundit në spital tregon se i jepet oksigjen me një maskë.

    Midis orës 18:00 dhe 7 të mëngjesit, mjekët morën vendimin për ta vendosur atë në një ventilator invaziv. Dy orë më vonë ai vdiq.

    Ndryshe, California është aktualisht një nga shtetet më të goditura me coronavirus në SHBA, që ka parë rritjen e rasteve të saj të përditshme në më shumë se 50,000.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.