×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenelli së shpejti cakton datën e re të takimit në Shtëpinë e Bardhë

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje edhe pa Hashim Thaçin nuk do t’i ndalë as administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një burim i afërt me zhvillimet i ka thënë KOHËS se emisari i presidentit Trump, Richard Grenell, së shpejti do ta caktojë datën e takimit në Shtëpinë e Bardhë, pas dështimit të atij më 27 qershor.

    Për amerikanët nuk paraqet problem ndryshimi i negociatorëve dhe mungesa e Thaçit. Por, siç merr vesh gazeta, nëse dështon arritja e një marrëveshjeje gjatë korrikut, në administratën e Trumpit mund të bjerë entuziazmi për tentativa të tjera, edhe për shkakun se në nëntor mbahen zgjedhjet presidenciale.

    “I takon popullit të Kosovës t’i caktojë liderët që duhet të marrin pjesë në dialog. Emisari Grenell do të tentojë t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje”, ka thënë ky burim.

    Por Dick Custin, i cili është zëdhënës i ambasadorit Grenell, ka deklaruar se aktualisht nuk kanë një datë për takimin mes palëve.

    Publikimi i aktakuzës ndaj presidentit Thaçi e dështoi takimin e planifikuar të mbahej në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Pas presidentit, i cili e njoftoi emisarin amerikan Richard Grenell se nuk do jetë pjesë e takimit, pjesëmarrjen e anuloi edhe kryeministri Avdullah Hoti me arsyet se i duhet ta menaxhojë situatën në vend pas njoftimit se të akuzuarit e parë mund të jenë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Hoti planifikonte të udhëtonte për në SHBA pas vizitës së parë zyrtare në Bruksel.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.