×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tetovë, shënohet rritje numri i të infektuarve me koronavirus

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Dy vatra të reja me virus korona në Komunën e Tetovës konfirmohen nga Qendra për Shëndet Publik. Në këtë komuna vazhdon të ketë rritje të rasteve të reja. Bashkë me komunat përreth, në Tetovë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 raste të reja, 7 prej të cilëve në Komunën e Tetovës, 3 në Jegunovcë dhe 3 në Bërvenicë.

    “E shihni se numri vazhdimisht rritet. Ka transmision të gjerë të shpërndarjes së sëmundjes. Apeloj tek qytetarët e komunës së Tetovës t’i respektojnë masat, të mos ketë grupim të popullatës, të mbahet distancë dhe të mbahen maska mbrojtëse”, tha Zorica Zafirovksa, infektologe QSHP-Tetovë.

    Nga Qendra klinike e Tetovës, thonë se kanë të hospitalizuar 11 pacientë me test pozitiv për Covid19, 4 pacientë të cilët kanë dalë negativ dhe 1 pacient i dyshimtë. Infektologu Halil Ismaili thotë se spitali ka kapacitete të mjaftueshme për ballafaqim me pandeminë.

    “Për momentin ne kemi 70 shtretër. As 30 – 40% të atij kapaciteti nuk e kemi shfrytëzuar deri më tani. Nuk ka pasur nevojë, por nëse ka nevojë ne atë kapacitet kemi mundësi ta rrisim edhe më shumë”, pohoi Halil Ismaili, infektolog.

    “Përderisa institucionet shëndetësore vazhdimisht bëjnë apel që në maksimum të respektohen masat për mbrojtje nga Korona Virusi, kemi qytetarë të cilët ende nuk besojnë se ai ekziston, por ka edhe të tillë që i respektojnë këto masa”.

    “Duhet t’i respektojmë. Gjithë popullata duhet t’i respektojë, t’i vënë maskat, të gjitha masat që na thotë shteti t’i respektojmë.”

    A duhet të mbash maskë? “Po!”

    Pse nuk e mban? “Nuk i besoj!”

    “Njerëzit nuk janë vetë të kujdesshëm. Duhet të kujdesen.”

    Anketa 4

    “Qytetarët sa që e shoh unë askush nuk mban maska. Duhet të vetëmbrohen. Jo ta vendosin në mjekër ose në kokë.”

    Sipas të dhënave më të fundit, në Komunën e Tetovës dhe rrethinë, për momentin në mjekim shtëpiak janë 356 pacientë./Alsat/

    Nga Rubrika
    Lajme02 Gusht 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar sot lidhur me festivalin e njohur Sunny Hill që po mbahet në Prishtinë. Osmani ka...
    Lajme02 Gusht 2025
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se në qershor të këtij viti, importi i energjisë është rritë për...
    Lajme02 Gusht 2025
    Ka përfunduar takimi i zyrtarit të lartë amerikan David A. Baker me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani. Pas Presidencës, Ndihmës Sekretari i...
    Të tjera
    Sport02 Gusht 2025
    Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka dhënë një mesazh të qartë sa i përket lojtarëve që nuk bëjnë më pjesë në planet...
    Lajme02 Gusht 2025
    Kosova tash e disa muaj ndodhet në ngërç politik si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ndonëse janë mbajtur 54 seanca...
    Lajme02 Gusht 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së ShBA-së, David Baker. Osmani tha se...
    Lajme02 Gusht 2025
    Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se qytetarët e vendit po vuajnë pasojat nga sanksionet e Bashkimit Evropian për...
    Lajme02 Gusht 2025
    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se tani është koha për reflektim të thellë në politikën kosovare. Parmes...
    Bota/Rajoni02 Gusht 2025
    Një peshkaqen rreth 3 metra i gjatë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve, rreth 1500 metra larg bregut, në zonën detare mes...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.