×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Punonjësit e mjekësisë: Coronavirusi është ende larg fundit

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Punonjësit e mjekësisë në pavionët e kujdesit intensiv në Maryland thonë se pandemia e koronavirusit është “larg nga përfundimi”. Më shumë se 30 shtete amerikane kanë raportuar rritje të rasteve pas hedhjes së hapave për rihapjen. Kjo vjen ndërsa rastet në të gjithë botën tejkalojnë 10 milionë dhe më shumë se 500’000 njerëz kanë vdekur, njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo.

    Qendra Mjekësore Fort Washington në shtetin amerikan Maryland shkoi nga katër shtretër për kujdesin intensiv në fillim të pandemisë, në 16 njësi të kujdesit intensiv, pasi ajo u bë shpejt një pikë e nxehtë për virusin gjatë ditëve të para të krizës.

    Kevin Cole, një terapist i rrugëve të frymëmarrjes në Fort Washington i cili gjithashtu ka astmë, thotë se ai e di ankthin dhe frikën e pacientëve me koronavirusin kur ata nuk mund të marrin frymë. Dhe është e vështirë për të, të kuptojë rikthimin e papritur të vendeve të mbushura me njerëz, ku është e vështirë të distancohen fizikisht.

    Unë shoh pacientë, për fat të keq, që vdesin nga ky virus çdo ditë… // Të gjithë janë duke pushuar nëpër plazhe. Thjesht duke menduar se ka mbaruar. Dhe nuk është kështu. Është larg mbarimit. Dhe për fat të keq, janë ata njerëz që do ta vazhdojnë këtë pandemi“, thotë zoti Cole.

    Pas hedhjes së hapave për rihapjen, 31 shtete amerikane tani po përjetojnë rritje të rasteve të reja të koronavirusit, përfshirë vatra të reja në Arizona, Teksas dhe Florida.

    Me më shumë se 8’500 raste të reja të konfirmuara të COVID-19 dhe 29 vdekje të raportuara të dielën, Guvernatori i Floridës Ron DeSantis tha se ndërveprimet mes të rinjve po nxisin rritjen e rasteve të konfirmuara.

    Mosha jonë mesatare për rastet e reja filloi në të 60-tat në mars, për pjesën më të madhe të pandemisë në prill dhe maj ishte në të 50-tat. Tani, këtë javë, vetëm 10 ditët e fundit ndoshta, ka qenë mesatarisht në grupmoshën 33 dhe 36. Gjysma e rasteve janë në të tridhjetat e hershme ose më poshtë“, tha Guvernatori DeSantis.

    Pas kthimit në Maryland, infermierja Trakina Hogan thotë se të shohësh kolegët të mbuluar plotësisht nga pajisje mbrojtëse personale, të detyrueshme për të hyrë në dhomat me pacientë me COVID-19, është një kujtesë e vazhdueshme se sa lehtë mund të përhapet virusi.

    Kjo është një gjë e vërtetë. Nuk është e rreme. Është padyshim diçka për të cilën duhet të marrim masa paraprake serioze. Vijmë në punë që të kujdesemi për ta, por duhet që ata të kujdesen për veten e tyre dhe të mos relaksohen“, thotë zonja Hogan.

    Një mesazh që përforcohet nga kolegët e saj dhe stafi mjekësor në të gjithë Amerikën./VOA/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.