×
  • Lajme
  • Lajme

    OAK kërkon shtyrje edhe për 3 muaj të kredive dhe tatimeve

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ka shprehur shqetësimin pas konfirmimit që Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka bërë për mos shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive edhe për tre muaj të tjerë.OAK ka kërkuar nga Banka Qendrore dhe Qeveria e Kosovës që të anulohet ky vendim dhe të shtyhen kreditë dhe tatimet edhe për 3 muaj si rezultat i gjendjes së rëndë në të cilën është biznesi dhe punëtorët nga mospërkrahja e mjaftueshme nga shteti.

    Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) konsideron që një vendim i tillë e sidomos në këtë periudhë pandemike, vështirëson operimin e mëtutjeshëm të bizneseve, meqenëse deri vonë disa kanë funksionuar me kapacitete të reduktuara e të tjerat kanë pasur të ndaluar ushtrimin e veprimtarisë, gjë që ka ndikuar direkt në zvogëlimin e gjenerimit të të hyrave dhe stabilitetin financiar të operatorëve ekonomik.

    “Gjithashtu, edhe hapja e pjesërishme që është duke ndodhur tani nuk është në nivelin e të hyrave para pandemisë duke punuar shumica me kapacitete të kufizuara e si rrjedhojë edhe me të hyra shumë larg planifikimeve. Kërkesë e bizneseve të cilat janë duke u përballur me vështirësi financiare si pasojë e pandemisë është që shtyrja e kredive dhe tatimeve të iu mundësohet edhe për tre muaj të tjerë, duke u mbuluar pjesa e interesit nga ana e shtetit, ashtu edhe siç ishte premtuar që do të ndihmohen bizneset, praktikë kjo e cila është ndërmarrë edhe në vendet e rajonit”, thuhet në njoftim.

    OAK rikujton që efektet e pandemisë në masë të madhe pritet të vihen re pas tejkalimit të saj. Si rezultat i kësaj duhet të ofrohen mekanizma për përkrahje më e madhe të komunitetit të biznesit, në mënyrë që të kenë mundësi për rimëkëmbje, ruajtje të stabilitetit dhe funksionim të rregullt të ekonomisë.

    OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës, Banka Qendrore dhe partitë politike që të punojnë shumë më shumë në përkrahje të bizneseve dhe qytetarëve dhe krijimin e një oferte më të mirë të të bërit biznes në mënyrë që të mund të ruhen vendet aktuale të punës dhe të ketë mundësi të rritjes së punësimit. Për rikujtim janë rreth 30 aplikime për investime strategjike që janë duke pritur me vite aprovimin e tyre.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.