×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Merkel thotë se SHBA nuk dëshiron më të jetë udhëheqësja e botës

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar sot se vendet e botës nuk duhet të besojnë më se SHBA kërkon të jetë lideri, prandaj sipas kësaj duhet të përshtasin prioritetet e tyre.

    “Ne jemi rritur me idenë se Shtetet e Bashkuara dëshironin të ishin fuqia më e madhe botërore”, tha Merkel në një intervistë me disa gazeta evropiane.

    “Nëse SHBA dëshiron të tërhiqet nga ky rol me dëshirën e saj ne duhet të reflektojmë thellësisht për këtë”, shtoi ajo.

    Në intervistën me britaniken Guardian, gjermanen Süddeutsche Zeitung, francezen Le Monde, spanjollen La Vanguardia, italianen La Stampa dhe polaken Polityka, Merkel tha se prezenca e SHAB në Evropë është në interesin e saj.

    “Trupat amerikane në Gjermani ndihmojnë në mbrojtjen jo vetëm të Gjermanisë por dhe pjesës evropiane të NATO dhe interesat e Shteteve të Bashkuara,” tha kancelarja.

    Ndërsa për shpenzimet ushtarake gjermane, Merkel tha: “Ne në Gjermani e dimë se duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen dhe kemi arritur shtime të konsiderueshme vitet e fundit. Do të vazhdojmë në këtë rrugë për shtimin e kapaciteteve tona ushtarake”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.