×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pushimet në Ulqin gjithnjë e më të vështira, kryetari i komunës tregon kushtet e reja

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ilir Capuni ka folur për mundësinë e liberalizimit të masave që do t’iu mundësonte qytetarëve nga Kosova të shkonin në Ulqin.

    Capuni në RTV Dukagjini ka thënë se qytetarët nga Kosova mund të shkojnë në Ulqin vetëm nëse kanë test të coronavirusit të bërë jo më larg se 48 orë.

    “Kanë ndodhur dy gjëra të këqija. Në Kosovë e Shqipëri numri i të infektuarve vetëm se është rritur dhe vlen rregulli që një në Mal të Zi mund të futen vetëm qytetarët e shteteve që kanë më pak se 25 të infektuar në 100 mijë banorë. Me sa e di unë Kosova tashmë ka mbi 26 të infektuar në 100 mijë banorë”, tha ai.

    Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit thotë se për fat të keq edhe në Mal të Zi tashmë janë importuar rastet me coronavirus dhe numri ka arritur në mbi 100.

    “Coronavirusi na është importuar nga Serbia, nga një dasmë dhe lojë futbolli dhe tani jemi në luftë me virusin”.

    Capuni thotë se po flitet që nga e hëna do të merren një set masash të reja dhe mund të ndryshojnë gjërat.

    “Mund të liberalizohet kufiri, së paku kështu flitet dhe kjo është edhe kërkesë e ekonomisë, port ë presim”, tha ndër të tjera Ilir Capuni.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se vendimi për të vazhduar me shitjen e armëve i dërgon një mesazh të...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se vendimi për të vazhduar me shitjen e armëve i dërgon një mesazh të...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti që ndodhi më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës. Ai është Mehmet Kelmendi, i...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të kryejë goditje të drejtpërdrejta në territorin...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha. Latifi ka bërë të...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ruzhdi Kurtishaj, pronari i Sharr Travel, kompanisë më të madhe turistike në Kosovë, ka ngritur një alarm serioz për atë që po...
    Lajme15 Korrik 2025
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur se Kosova është shumë më e madhe sesa egoja e Albin Kurtit dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.