×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj bën thirrje për unitet e gjakftohtësi: Si asnjëherë më parë, ta vendosim interesin e shtetit në rend të parë

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje për unitet dhe gjakftohtësi në vend, pas aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

    Limaj ka porositur që, si asnjëherë më parë, interesi i shtetit të vendoset në rend të parë.

    “Si asnjëherë më parë, është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërore të Kosovës që t’i lëmë anash emocionet tona njerëzore, sado të natyrshme që të duken, dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit”, ka deklaruar ai.

    “Është moment i fundit që të lëmë inatet dhe veprimet emocionale dhe t’i bashkërenditim veprimet tona që të dëshmojmë se vërtet interesat e shtetit tonë i vëmë mbi interesat individuale”, ka thënë Limaj, ndër të tjera.

    Deklarata e plotë e Limajt:

    Deklaratë!

    Deklarata e lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 qershor 2020, nëpërmjet së cilës njoftohej opinioni publik se kjo Prokurori kishte dorëzuar një aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare, emrat e të cilëve nuk përmenden, ka shkaktuar shqetësime të mëdha të qytetarët e Kosovës.

    Këto shqetësime kanë marrë përmasa edhe më të mëdha për shkak të kontekstit nëpër të cilin është duke kaluar procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj e shoh të domosdoshme të dal me këtë deklaratë publike;

    1. Që nga përfundimi i luftës, disa herë është kërkuar që udhëheqës dhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ballafaqohen me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe ato në Kosovë që drejtoheshin nga prokurorë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që dikush të përpiqet t’i shmanget drejtësisë. Përkundër vuajtjeve individuale dhe familjare që kanë ngërthyer në vetvete këto procese, të gjithë të akuzuarit janë prezantuar në mënyrë dinjitoze dhe në fund kanë dalë faqebardhë dhe të pafajshëm.

    2. Disa herë dhe për vite me radhë edhe unë kam qenë objekt i proceseve gjyqësore të kësaj natyre dhe siç dihet botërisht, në të gjitha proceset gjyqësore kundër meje kam dalë i pafajshëm.

    3. Përvoja e keqe e të qënurit i privuar nga liria, i privuar nga prania në gjirin familjarë dhe i privuar nga e drejta për të vepruar me bashkëveprimtarët në ndërtimin e vendit është një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë, që përjetohet.

    Prandaj, i kuptoj të gjithë ata të cilëve u është përmendur emri në deklaratën e lartpërmendur, familjarët e tyre dhe të gjithë ata që janë futur në kategorinë “të tjerët”, në të cilën mund të përfshihet çdonjëri prej atyre që ka luftuar për çlirimin e vendit nga shteti që ka kryer gjenocid kundër kombit shqiptar në Kosovë.

    4. Sado të rënda të jenë padrejtësitë kundër fateve individuale dhe kolektive që janë bërë dhe po bëhen ndaj luftëtarëve të lirisë, ne duhet të tregojmë lidership të vërtetë në këto rrethana të vështira për shtetin tonë.

    5. Si asnjëherë më parë, është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërore të Kosovës që t’i lëmë anash emocionet tona njerëzore, sado të natyrshme që të duken, dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit.

    6. Është moment i fundit që të lëmë inatet dhe veprimet emocionale dhe t’i bashkërenditim veprimet tona që të dëshmojmë se vërtet interesat e shtetit tonë i vëmë mbi interesat individuale.

    7. Është moment i fundit që pozita dhe opozita t’i lënë mënjanë divergjencat që kanë dhe së bashku të harmonizojmë një strategji veprimi me një përfshirje sa më gjithëpërfshirëse. Bashkërenditja e politikave tona në këto momente shumë të rëndësishme do të dërgonte një mesazh të qartë dhe shtendosësh të qytetarët dhe të miqtë tanë ndërkombëtarë që ia duan të mirën shtetit të Kosovës.

    8. Në këtë mënyrë, ne do të kontribuonim për uljen e tensioneve dhe përforcimin e paqes në këtë pjesë të Evropës Juglindore që janë jetike në rrugëtimin tonë strategjik për integrimin e shtetit të Kosovës në BE dhe NATO.

    9. Vetëm të bashkuar dhe duke vënë në rend të parë interesat e shtetit të Kosovës, ne do t’i përballojmë me dinjitet të gjitha sfidat me të cilat jemi të ballafaquar.

    Me respekt
    Fatmir Limaj

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit nga kjo komunë. (Salla e Kuvendit...
    Lajme05 Maj 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të marrin karakter zhvillimi, kryesisht në...
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Lajme04 Maj 2024
    Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, i ka reaguar ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti, njëherazi kryetar i Lëvizjes, po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian që...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Lajme04 Maj 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur në lidhje me rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE. Hoxhaj u shpreh...
    Lajme04 Maj 2024
    Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri, në San Sofia, San Basile dhe Zangarona. Pothuajse në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.