×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Për tre muaj, Kosovës iu shtuan mbi 2 mijë e 300 biznese

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Mbi 2 mijë e 300 biznese të reja janë regjistruar në vend vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, derisa 430 të tjerave u është vënë dryni, raporton Express.

    Në Buletinin Ekononim Tremujor të publikuar nga Ministria e Financave, thuhet se më së shumti biznese janë hapur në kategorinë e tregtisë dhe prodhimit.

    “Numri i bizneseve të reja gjatë tremujorit të parë të 2020-ës ishte 2,311 (93 biznese më pak të regjistruara se periudha e njëjtë e vitit të kaluar) apo 3.9% më i ulët. 590 biznese të reja në kategorinë e tregtisë (6 më pak se T1 2019), 363 biznese të reja në kategorinë e prodhimit (86 më shume se T1 2019), 270 biznese të reja në akomodim dhe shërbime ushqimore (30 më shumë se T1 2019), 225 biznese të reja në aktivitetet profesionale dhe shkencore (28 më pak se T1 2019)”, thuhet në raport.

    Ndërkohë, shuarja e bizneseve ka qenë më e theksuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë.

    “Numri i bizneseve të shuara gjatë T1 2020 arriti në 430. (rreth 1/3 e tyre). Sipas prejardhjes së kapitalit, pjesa dërrmuese ishin me kapital vendor (2,301 ndërmarrje) dhe vetëm 10 prej tyre ishin me kapital të huaj”, thuhet në raportin e MF’së.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mburret se  gjatë mandatit të tij në krye të Qeverisë janë rritur Investimet e Huaja Direkte...
    Ekonomi03 Shtator 2024
    Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka lënë prapa kolegët e tij anëtarë në shpenzimin e derivateve që mbulohen me...
    Ekonomi26 Gusht 2024
    Mbi 1 miliardë euro ka arritur fitimi neto i bankave komerciale në Kosovë nga viti 2015 e deri në gjysmën e këtij...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.