×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    A do të këtë sërish shtyrje të kësteve të kredive?

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Banka Qendrore e Kosovës ende s’ka marrë ndonjë vendim për këstet e kredive. Në këtë institucion thonë se do të vazhdojnë së monitoruari me shumë kujdes zhvillimet ekonomike dhe ato në sektorin financiar, dhe se varësisht nga situate do të marrin vendim nëse do të ketë sërish shtyrje të afatit për pagesën e kësteve apo jo.

    Zëdhënësi i BQK’së, Kushtrim Ahmeti i ka thënë Gazetës Express se nga momenti kur janë liruar masat kufizueses dhe kanë filluar punën shumica e veprimtaritë ekonomike, dhe me vazhdimin e largimit të masave kufizuese, ky institucion vlerëson se përfundon edhe masa emergjente.

    Por, thotë se vendimi për këtë çështje do të merret varësisht nga situata.

    “Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë së monitoruari me shumë kujdes zhvillimet ekonomike dhe ato në sektorin financiar, në mënyrë që të japim kontributin tonë të mëtejmë në rimëkëmbjen e ekonomisë, por gjithmonë duke vendosur në plan të parë ruajtjen e stabilitetit financiar që është edhe detyra primare e BQK-së”, thuhet në përgjigjet e Ahmetit.

    Sipas BQK’së, deri në fund të prillit, janë pranuar mbi 66 mijë kërkesa për shtyrje të kredive, vlera e tërësishme e të cilave është 1.6 miliard euro.

    “Deri më 30 prill 2020, shuma e tërësishme e kredive për të cilat është kërkuar shtyrje të kësteve të tyre është 1.6 miliardë euro, apo 51.7 përqind e gjithsej portofolit kreditor. Janë gjithsej 66,818 kërkesa për shtyrje të kredive, apo 14.4 përqind e gjithsej numrit të kredive. Është e rëndësishme të theksohet fakti se sektori bankar iu është përgjigjur pozitivisht kërkesave të bizneseve dhe personave fizik për shtyrje të pagesës së kësteve të kredive, ku për biznese janë aprovuar 99 përqind e kërkesave për shtyrje dhe për persona fizik 86 përqind”, kanë deklaruar nga ky institucion.

    Ndryshe, Banka Qendrore kishte kërkuar nga bankat që të mos aplikojnë interes ndëshkues e ndryshim të klasifikimit kreditor ndaj kredimarrësve gjatë periudhës së pandemisë, derisa kishte bërë me dije se nuk do të kërkojë provizione shtesë nga këto institucione, për kreditë e shtyra.

    “Gjatë kësaj periudhe institucionet kredidhënëse nuk do të aplikojnë interes ndëshkues, nuk do të aplikojnë ndryshim të klasifikimit kreditor ndaj kredimarrësve dhe BQK-ja nuk do të kërkojë provizione shtesë nga këto institucione, për kreditë e shtyra. Ndërkohë, interesi i rregullt për këta tre muaj do të përllogaritet, pagesa e të cilit do të shpërndahet për periudhë së paku gjashtëmujore apo më herët, në rastet e maturimit të kredive para kësaj periudhe”, kishte njoftuar BQK’ja.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Ekonomi06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, derisa sa ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë ka theksuar se...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Janë rritur të gjitha çmimet e prodhimeve bujqësore. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar shifrat e grumbullimit të çmimeve të prodhimeve...
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha sot se Kosova, pa i dhënë asnjë shpjegim, ia...
    Lajme06 Maj 2024
    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë zbarkuar sot te ndërtesa e Qeverisë, me ç’rast i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Paris presidentin Emmanuel Macron dhe atë kinez, Xi Jinping. Përmes një...
    Lajme06 Maj 2024
    Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tij, akademikun, Fehmi Aganin. Hoti është shprehur...
    Sport06 Maj 2024
    Jose Mourinho pritet t’i shokoj të gjithë me vendimin rreth të ardhmes së tij. Duket se Mourinho ka vendosur që karrierën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.