×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët e dëshmorëve të pakënaqur me përkujdesjen institucionale e pensionet që i marrin

    FrontOnline
    06 Maj 2024

    Familjarë të dëshmorëve e qytetarë, që të hënën kishin adhur për homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, me rastin e 27-vjetorit e rënies së Heroit të Kombit, Luan Haradinaj, janë shprehur të zhgënjyer me qasjen e institucioneve ndër vite sa i përket trajtimit institucionalë për familjarë të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës.

    Ata kanë kërkuar nga institucionet që t’i përkrahin më shumë këtë kategori të shoqërisë, pasi “falë tyre e gëzojmë lirinë e pavarësinë”.

    Xhemail Islami, vëllai i dëshmorit Xhavit Islami, ka thënë se është i zhgënjyer nga shteti për mos kujdesin ndaj familjarëve të dëshmoreve.

    Ai ka thënë se vëllai i tij dëshmor ka lënë dy fëmijë dhe gjithë këto vite nuk është interesuar askush për gjendjen e tyre.

    “Po të mos ishin këta me rënien e tyre nuk do ta gëzonim këtë liri. Jam pak i zhgënjyer pas lufte me përkujdesjen e familjeve të dëshmoreve. Ku mund të them që pak a shumë nuk ka kurrfarë përkujdesje, nuk vjen kush të shikoj. Vëllau ka lënë dy fëmijë, vajzë e djalë. Mund të them se kush nuk ka ardh pas luftë të pyes për ta se si jetojnë, si qëndrojnë ekonomikisht”, ka thënë ai.

    Bashkim Kajdomcaj, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në regjionin e Prizrenit, ka thënë se ndër vite qasja e institucioneve nuk ka qenë e duhura ndaj kësaj kategorie të luftës.

    “Mendoj që qasja e institucioneve, pavarësisht kush ka qeverisë me vite të tëra, është dashtë dhe duhet më bërë shumë, më tepër për këta njerëz që kanë dhënë jetën. Mendoj që nuk është bërë dhe nuk po bëhet sa duhet. Kemi pakënaqësitë me pensione të kategorive të ndryshme”, ka thënë ai./EO

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.