×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedonia e Veriut hap kufijtë, pa test dhe pa karantinë

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Prej sot plotësisht hapen të gjitha vendkalimet kufitare në shtet me çfarë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të mund pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PCR dhe karantinë shtetërore.

    Vendimin e mori Qeveria të martën mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria në seancën e njëjtë mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe ai “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.

    Mbetet detyrimi për respektimin e rekomandimeve për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse personale, mbajtje të distancës dhe dezinfektim të shpeshtë.

    Sipas autoriteteve shëndetësore, hapja e kufijve nuk paraqet rrezik të dukshëm për rritjen e numrit të rasteve të reja sepse transmisioni lokal është rrezik më i madh. Vlerësimi është se hapja e kufijve me respektim të masave parandaluese (kontroll të vendosur në aeroportet dhe mënyra e anketimit të udhëtarëve për hyrje në shtet) e redukton në minimum rrezikun për rritjen e numrit të pacientëve të diagnostikuar.

    Me vendimin për hapje të plotë të kufijve të vendit, shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të munden lirshëm të udhëtojnë jashtë kufijve pa detyrim për test negativ PCR për koronavirus dhe karantinë të detyruar 14 ditore gjatë kthimit në vend. Megjithatë, me përjashtim të Serbisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë, ky detyrim mbetet për hyrje në disa vende në rajon dhe në vendet anëtare të BE-së. Për udhëtim në vendet anëtare të BE-së vlejnë udhëzimet e lëshuara nga KE-ja për hapjen e kufijve nga 1 korriku të këtij viti. Këtë vendim anëtaret e Unionit këto ditë dihet sërish ta shqyrtojnë për shkak të rritjes së numrit të të sëmurëve me koranavirus në vendet në rajon.

    Greqia, sipas paralajmërimeve të autoriteteve në Athinë, tani për tani mbetet në planin fillestar për hapjen e kufijve më 1 korrik, por edhe duke treguar se ky është një “plan që vazhdimisht po azhurnohet edhe në bashkëpunim me autoritete evropiane”.

    Sllovenia dhe Kroacia, megjithatë, paralajmëruan mundësi për ashpërsimin e regjimit kufitar dhe sërish kthim të detyrimit për karantinë dyjavore për personat të cikët vijnë nga Serbia, BeH-ja, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova, duke pasur parasysh pasqyrën epidemiologjike në këto vende. Bullgaria, megjithatë, e vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme në vend deri më 15 korrik për shkak të valës së re të të infektuarve me koronavirus.

    Në prag të hapjes së kufijve, me kërkesë të Shtabit Koordinues Kryesor të Krizës, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor mbrëmë mori vendim me të cilin anulohen të gjitha veprimet sipas vendimeve për periudhën prej 13 e deri më 25 qershor të këtij viti për personat nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak dhe personat në karantinë shtetërore të cilët kanë hyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me test negativ PCR të COVID-19.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në zonën qëndrore. Era do të...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Sport06 Maj 2024
    Rubin Kazani ka luajtur në udhëtim ndaj CSKA Moskës në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 27-të në elitën...
    Sport06 Maj 2024
    Barcelona do të mbështetet tek numri i shitjeve që do të bëjnë në verë për të ditur se çfarë përforcimesh mund të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.