×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti takim me kryetaren e Komisionit Evropian, bisedojnë për liberalizimin e vizave

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se gjatë takimit të tij me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ngritur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët.

    Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë takim i ka përmendur kryetares së KE-së edhe punën e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës dhe rezultatet në përmbushjen e kritereve për liberalizim.

    Po ashtu, Hoti tha se kanë biseduar me kryetaren e KE-së edhe për çështjet me rëndësi në aktualitetin politik.

    “Institucionet e Kosovës me punë të vazhdueshme kanë shënuar rezultate të prekshme në përmbushje të kritereve për liberalizim të vizave, dhe shpresojmë se Bashkimi Evropian do t’i vlerësoj këto arritje e t’i heq vizat për kosovarët. Këtë çështje e kam ngritur edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Me kryetaren biseduam edhe për çështjet e tjera të aktualitetit politik dhe gatishmërinë e Qeverisë së re të Kosovës për qeverisje të mirë dhe transparente”, shkruan Hoti.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.