×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë për aktakuzën e Speciales: S’mund të barazohet viktima me kriminelin

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Këshilli i Ambasadorëve Shqiptar ka reaguar pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraqitur aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

    Sipas tyre, këto aktakuza nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës dhe vlerësojnë se në asnjë rast nuk mund të barazojnë viktimën me kriminelin.

    “Në këto rrethana të krijuara, kemi besimin e plotë se populli i Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës por edhe mbarë populli shqiptar kudo që ndodhet, do të jetë më i bashkuar se kurrë për të bashkëpunuar me miqtë tanë europiane dhe amerikane për të vijuar rrugëtimin Euro-Atlantik  si alternativa e vetme për Shqiptarët por edhe për gjithë rajonin tonë.”, thuhet në reagimin e tyre.

    Kjo është komunikata e plotë:

    Tiranë, 25 Qershor 2020

    Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku President i Kosovës, zt. Hashim THAÇI, ish Kryetari i Kuvendit të Kosoves zt. Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

    Pa paragjykuar drejtësinë ndërkombëtare, këto aktakuza nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës, e cila është nga faqet më të ndritura të qëndresës shqiptare për liri.

    Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson thellë se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe e pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për të mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb.

    Vlerësojmë se në asnjë rast nuk mund të barazohet viktima me kriminelin.

    Në këto rrethana të krijuara, kemi besimin e plotë se populli i Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës por edhe mbarë populli shqiptar kudo që ndodhet, do të jetë më i bashkuar se kurrë për të bashkëpunuar me miqtë tanë europiane dhe amerikane për të vijuar rrugëtimin Euro-Atlantik  si alternativa e vetme për Shqiptarët por edhe për gjithë rajonin tonë.

    Çdo nderhyrje nga faktorë të tjerë që do të tentonte të pengonte këtë rrugëtim, do të ishte me pasoja të rënda, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, duke thënë se “të ndërtosh histori, ka dallim të madh...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka uruar besimtarët që festojnë Pashkët sipas kalendarit Julian. “Happy Easter, Chag Pesach Sameach, Gëzuar...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Drejtori Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas vizitës që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me deklarimet e fundit të kompanisë Astra Zeneca se vaksinat kundër Covid-19 mund...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sulmet ruse në rajonet Kharkiv dhe Dnipro të Ukrainës dhe në qytetin port të Detit të Zi të Odesa vranë të paktën...
    Lajme05 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. Me anë të një postimi në platformën X, ajo ka theksuar...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste nën ndikim të alkoolit. “Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Para disa ditësh një ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Në një banesë, u gjetën trupat e pajetë të një...
    Lajme05 Maj 2024
    Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të pamundur arritjen e marrëveshjes për dinarin serb, marrë parasysh fushatën e egër dhe qasjes “dekonstruktive” të Serbisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.