×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestohet i dyshuari që vrau çiftin e moshuar në Shqipëri

    FrontOnline
    05 Maj 2024

    Para disa ditësh një ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Bodrishtë të Dropullit.

    Në një banesë, u gjetën trupat e pajetë të një çifti të moshuar.

    Dyshohet se Kosta dhe Kleoniqi Ilia, u vranë.

    Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin Thoma Mastora, i cili është bashkëfshatar i viktimave.

    Lidhur me rastin, detaje ka dhënë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa.

    Çipa tha se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe mosmarrëveshje të mëparshme.

    Ai deklaroi se i dyshuari, i cili rezulton me precedentë penalë për vjedhje, i ka goditur ata me sende të forta dhe prerëse. Gjithashtu u bë e ditur se në momentin që ka ndodhur ngjarja çifti kishte rreth 5 milionë lekësh të reja në banesë.

    “Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, banesës nuk u konstatuan shenja të vjedhjes apo të krijohej bindja se autorët mund të kishin ushtruar kontroll për sende me vlerë. Nga veprimet hetimore, u konstatua se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse që iu kanë shkaktuar vdekjen. U gjet dhe të fiksohej dhe sekuestrohej, përveç provave të tjera, dhe një vlerë rreth 5 milionë lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen intervista, verifikime, kontrolle dhe të gjithë veprimet e tjera që grupi hetimor pa të nevojshme. Nga hetimet, deklarimet e ndryshme u arrit të sqarohej motivi i kësaj ngjarje dhe të dokumentohej autori. Rezultoi se autori i këtij është Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në këtë fshat. U bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit për ndalimin e këtij shtetasi. Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese.“, tha ai.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ish-ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kritikuar Këshillin e Evropës për mosnëtarësimin e Kosovës. Ai tha se Kosova...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Parlamenti kroat...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë ka thënë se është e rëndësishme që  të drejtat dhe...
    Lajme17 Maj 2024
    Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në lidhje me mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës...
    Lajme17 Maj 2024
    Pas dështimit të Kosovës të anëtarësohet në Këshill të Evropës, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë Kurti. Lushtaku ka thënë...
    Lajme17 Maj 2024
    Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin Nashec të Prizrenit. Rastin për Front Online e...
    Lajme17 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar speciale në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiativ, me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.