×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagoset një person në Nashec të Prizrenit

    FrontOnline
    17 Maj 2024

    Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin Nashec të Prizrenit.

    Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhnësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    Ai theksoi se viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit, ndërsa shtoi se është jashtë rrezikut për jetë.

    “Me datë: 17.05.2024 rreth orës 19:45, stacioni policor Prizren ka pranua informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri. Pas marrjës së informatës Policia menjëherë i’u ka përgjigj rastit, ka shkuar në spital dhe sipas informatave te para viktima është J.A”, u shpreh Gashi.

    Ai shtoi se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

    “Viti i lindjës 1987, nga fshati Korishë e Prizrenit. Ndërsa i dyshuari i cili është larguar nga vendi i ngjarjes është po ashtu nga fshati Korishë dhe bëhët fjalë për personin B.U. Viktima është plagosur në këmbën e djathtë dhe ëshë jashtë rrezikut për jetë, sipas mjekëve nga emergjenca e spitalit rajonal në Prizren”.

    “Rasti ka ndodhur në fshatin Nashec të Prizrenit, ku dyshohet se i dyshuari ka gjuajtur nga automjeti duke levizur në automjetin e viktimës. Njesitet policore janë në kërkim të të dyshuarit. Lidhur me rastin është njoftua Prokurori i shtetit dhe sektori i hetimeve rajonale në Prizren”, ka thënë tutje Gashi për Front Online.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme27 Korrik 2024
    Ushtruesja e detyrës së Kryeredaktores në RTK, Leonora Bërbatovci, u ka kërkuar kolegëve të saj ballafaqim sy me sy për RTK’në pasi...
    Lajme27 Korrik 2024
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti thotë për “Front Online” se janë kryer gërmime në zonën e veriut...
    Lajme27 Korrik 2024
    Një gazetar ka raportuar në polici se nëpërmjet Facebookut në adresën e portalit kishte pranuar një video në gjuhen ruse ku shihej...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Korrik 2024
    FBI-ja deklaroi se ish-presidenti Donald Trump u godit në vesh nga një plumb gjatë atentatit ndaj tij më 13 korrik, duke i...
    Lajme27 Korrik 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku mban sot konferencë për media. Ora e paraparë për nisjen e ngjarjes...
    Lajme27 Korrik 2024
    Njohës të çështjeve të drejtësisë kanë kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që t’i rishikojë kriteret për vendosjen e personave të dënuar në...
    Lajme27 Korrik 2024
    Moti sot parashihet të jetë me diell. Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ndërmjet 26-30. “Do...
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.