×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK: Në Kosovë s’është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Astra Zeneca

    FrontOnline
    05 Maj 2024

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me deklarimet e fundit të kompanisë Astra Zeneca se vaksinat kundër Covid-19 mund të shkaktojë efekte anësore i ka njoftuar më parë por duke theksuar se benefitet nga përdorimi janë shumëfish më të larta krahasuar me rreziqet.

    IKSHPK thotë për “Front Online” se deri më tani në Kosovë nuk është është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave të Astra Zeneca.

    “Në Kosovë, me qëllim të monitorimit të efekteve të padëshiruara (efekteve anësore) të vaksinave gjatë vaksinimit kundër COVID-19 është themeluar Komiteti për përcjelljen e efekteve të padëshiruara dhe se përkundër administrimit të rreth 1.9 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19 (shumica dërmuese të Pfizer/Biontech), nuk është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i këtyre vaksinave në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së.

    Nga IKSHPK-ja njoftojnë se efektet e padëshiruara të vaksinave zakonisht manifestohen në periudha të afërta pas vaksinimit.

    Efektet negative të vaksinës AstraZeneca/ A janë raportuar efekte anësore nga të vaksinuarit në Kosovë?

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike dhe Çështje Publike, Liz Allen, ka arritur në Kosovë. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka njoftuar...
    Lajme18 Maj 2024
    Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, lidhur me inspektimet e sotme në kryeqytet ka thënë se aksioni është duke u zhvilluar...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë e fajtorët për dështimin e Kosovës në Këshill të Evropës janë kryeministri Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Sport18 Maj 2024
    Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester Unitedit Robin van Persie ka marrë pozitën e trajnerit të skuadrës holandeze SC Heerenveen, duke nënshkruar...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Objektin e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën pjesë në konferencën për shënimin e fillimit...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë një njoftim zyrtar për megaoperacionin që goditi grupet kriminale në disa...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica komentoi deklaratën e presidentës Osmani se anëtarësimi i Kosovës në KIE mbetet vetëm çështje...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni, bashkë me deputetin e kësaj partie, Luan Aliu, kanë shkuar për vizitë te...
    Sport18 Maj 2024
    Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez ka hedhur poshtë spekulimet se mund të shkarkohet, duke deklaruar se nuk ka biseduar me presidentin Joan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.