×
  • Lajme
  • Lajme

    Intimidimi i gazetarëve, kreu i EFJ-së – Dimal Bashës: Kurti të marrë masa menjëherë

    FrontOnline
    05 Maj 2024

    “Çfarë po ndodh në Kosovë?”. Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) është shprehur thellësisht i shqetësuar për sulmet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ndaj gazetarëve dhe Asociacionit (AGK-së).

    Gutierrez i ka përmendur edhe sulmet e mëhershme të deputetit, të cilit edhe në gjuhën shqipe i ka kërkuar të ndalet.

    “Zoti Basha, ju kërkoj ta ndaloni intimidimin dhe përpjekjet për t’i diskredituar gazetarët dhe organizatën e gazetarëve. Mjaft është mjaft. Apo duhet të flas në gjuhën tuaj: BOLL MA. Kjo është thjesht e papranueshme në vendet demokratike”, shkroi sekretari i EFJ-së në një reagim në Facebook.

    “Si guxoni të silleni në këtë mënyrë ndërsa vendi juaj po lufton për anëtarësimin në Këshillin e Europës? Sjellja juaj e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës”, shtoi ai.

    Gutierrez i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të marrë masa.

    “I bëj thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që menjëherë të marrë masa që anëtarët e partisë së tij t’i ndalojnë sulmet e vazhdueshme kundër gazetarëve dhe shoqërisë civile”, shkroi ai.

    Gutierres thotë se shpresonte që LVV-ja do të reflektonin pas lajmit të keq të së premtës, ku Kosova shënoi regres të madh në indeksin e “Reporterët pa Kufij” për lirimë e mediave.

    “Shpresoja se lajmi i keq i së premtes për nivelin alarmues negativ të lirisë së medias në Kosovë do ta bënte Vetëvendosjen dhe anëtarët e saj të reflektonin për përgjegjësinë e tyre. Isha gabim”, shkroi Gutierrez.

    Paraprakisht, ai kujtoi se si deputeti Basha në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave ai e akuzoi gazetaren e RTK-së se “po bën pyetje të ngjashme me ato të Radio Televizionit të Serbisë!”.

    “AGK e mbrojti atë dhe i bëri thirrje zotit Basha që të përmbahet nga një gjuhë kaq e rrezikshme”.

    “Të shtunën, zoti Basha dyfishoi sulmet ndaj gazetarit të AGK-së dhe RTK-së, duke i lidhur sërish me Serbinë”, shkroi Gutierres.

    Ai gjithashtu përmendi se disa javë më parë, Basha “sulmoi kryetarin e respektuar dhe të pavarur të Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmetin”.

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në vizitë miqësore udhëheqësit e koalicionit VLEN të partive shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, Bekim Qoku, Bilall...
    Lajme18 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike dhe Çështje Publike, Liz Allen, ka arritur në Kosovë. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka njoftuar...
    Lajme18 Maj 2024
    Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, lidhur me inspektimet e sotme në kryeqytet ka thënë se aksioni është duke u zhvilluar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija ka bërë të ditur se është arritur pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës...
    Lajme18 Maj 2024
    Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se Serbia po vazhdon politikën e saj destruktive pa u ndëshkuar, ndërsa Kosova...
    Sport18 Maj 2024
    Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester Unitedit Robin van Persie ka marrë pozitën e trajnerit të skuadrës holandeze SC Heerenveen, duke nënshkruar...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Objektin e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën pjesë në konferencën për shënimin e fillimit...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë një njoftim zyrtar për megaoperacionin që goditi grupet kriminale në disa...
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica komentoi deklaratën e presidentës Osmani se anëtarësimi i Kosovës në KIE mbetet vetëm çështje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.