×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ekspertët e Harvardit: Më keq është t’i mbash shkollat e mbyllura sesa të hapura

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Ndonëse mënyra e vetme për të siguruar zero raste të Covid-19 në shkolla është mbajtja e tyre e mbyllur deri në vitin e ardhshëm, por kjo nuk është e pranueshme kur kihen parasysh rreziqet e tjera me të cilat përballen fëmijët në shtëpi, tha të mërkurën një ekspert i shëndetit të mjedisit.

    Joseph Allen, profesor ndihmës i shkencës për vlerësimin e ekspozimit dhe drejtori i Programit të Ndërtesave të Shëndetshme në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit thotë se “më e udhës është të krijohet ambienti i duhur për mbarëvajtje mësimore dhe të mbahen fëmijët në shkolla dhe të angazhuar”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

    “Unë them se kostoja e mbajtjes së fëmijëve në shtëpi është shkatërruese, si dhe ka strategji të provuara të tjera që mund të minimizojnë rrezikun si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit”, tha Allen në një video-konferencë.

    “Kështu që kur e kemi këtë diskutim për fëmijët që të kthehën në shkollë, duhet ta vendosim atë në kontekstin e kostove individuale dhe shoqërore të të mbajturit të fëmijëve në shtëpi”.

    Fëmijët në shtëpi mund të përballen me probleme fizike shëndetësore, sikurse është qëndrimi gjatë ulur. Problemet e shëndetit mendor, shpesh i përkeqësuar nga mungesa e ndërveprimit dhe lidhjes sociale, shihet gjithashtu si një problem tjetër nga profesori Allen.

    Sipas tij, një numër i madh i nxënësve nuk po i vijojnë mësimet online. “Tani kemi një braktisje virtuale, për shembull, kemiBoston, ku 20% e fëmijëve në maj nuk vijonin mësimin”, tha ai. “Ngjashëm ndodhi edhe në Filadelfia, ku vetëm 50% e fëmijëve të shkollës fillore po vijonin përditë mësimin”.

    Allen dhe kolegët botuan një raport të mërkurën që përshkruan strategjitë e zvogëlimit të rrezikut për hapjen e shkollave.

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Një dërgesë me ndihma humanitare e destinuar për në Gaza u kap nga aktivistë izraelitë që kundërshtonin dërgimin e ndihmës për njerëzit...
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Aeroporti i Bolonjës është mbyllur për arsye sigurie pak pas orës 16:00, raporton Ansa. Sipas asaj që raportohet, Policia gjetën një armë në...
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Policia e Shtetit në Shqipëri po kërkon 23-vjeçarin që vrau policin në Fier, ku kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar...
    Të tjera
    Lajme13 Maj 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar ministrit të jashtëm të Ukrainës, i cili u takua me homologun e...
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Policia e Shtetit në Shqipëri po kërkon 23-vjeçarin që vrau policin në Fier, ku kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar...
    Lajme13 Maj 2024
    Vizita zyrtare në Budapest e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, nisi me...
    Sport13 Maj 2024
    Bayern Munichi raportohet se është i gatshëm të sfidojë Real Madridin për Florian Wirtzin. Ylli i ri gjerman padyshim se është prej...
    Lajme13 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor...
    Lajme13 Maj 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se ftesa e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar me kryetarin e partisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.