×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi i reagon Grenellit: Hoti kryeministër kukull, s’ka autoritet ta përfaqësojë askënd në Kosovë

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Emisari i SHBA’së, Richard Grenell, ka njoftuar dje se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar për anulimin e udhëtimit drejt Washingtonit pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale.

    Grenell kishte thënë se pavarësisht kësaj, takimi i 27 qershorit në Washington do të mbahet dhe se në të do të marrë pjesë kryeministri Hoti.

    Ndaj një qëndrimi të tillë ka reaguar ish-zëvendësi i Kurtit sa ishte kryeministër, Haki Abazi, duke e cilësuar Hotin si kryeministër kukull dhe të pa legjitimitet, meqë sipas Abazit qeveria Hoti ishte krijuar me mbështetjen e Thaçit.

    “Një kryeministër kukull i një qeveri ilegale nuk ka autoritet për të diskutuar apo përfaqësuar askënd në Kosovë. Qeveria e tij ishte krijuar pas shtytjes së deputetëve nga Thaçi në orën 1 të mëngjesit”, ka shkruar Abazi.

    Megjithatë, Hoti sot ka njoftuar se për shkak të zhvillimeve nuk do të udhëtojë drejt Washingtonit, derisa ende s’është dhënë ndonjë njoftim nga zyra e Grenellit nëse do të anulohet i gjithë takimi.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.