×
  • Lajme
  • Lajme

    Gucati: S’besoj që Thaçi dhe Veseli ndërhynë në punën e Speciales, sepse janë sponsorë të saj

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Kryetari i OVL-së së UÇK-së Hysni Gucati ka thënë se në listën që ata e posedojnë me emrat e të gjithë atyre që janë ftuar nga Gjykata Speciale nuk është ai i presidentit Hashim Thaçi.

    “Deri më tash janë ftuar 273 persona në Gjykatën Speciale. Si organizatë e veteranëve të luftës të UÇK-së i kemi të gjithë emrat dhe mbiemrat, ku mbi 60 për qind janë në cilësi të dëshmitarit dhe të tjerët janë të dyshuar. I vetmi është emri i Hashim Thaçit që në listën tonë nuk ekziston që ka qenë i ftuar ndonjëherë nga Gjykata Speciale”.

    Gucati në Rubikon të Klan Kosovës është shprehur i bindur se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk kanë ndërhyrë në punën e Gjykatës Speciales pasi, sipas tij, ata kanë qenë sponsorët kryesorë të krijimit të saj.

    “Nuk besoj që [Hashim] Thaçi dhe [Kadri] Veseli kanë tentuar të ndërhyjnë, sepse vetë kanë qenë sponsorë të kësaj gjykate në Kuvendin e Kosovës bashkë me LDK-në që kanë qenë në qeverisje dhe ju e dini reagimin tonë për këtë gjykatë. Kjo Gjykaëtë Speciale është kthyer bumerang sot”.

    Ai ka thënë se “ky është një grusht i dytë për pjesëtarët dhe luftën e UÇK-së”.

    “Nuk është në pyetje individi – Hashim Thaçi ose Kadri Veseli – por UÇK-ja, sepse Hashim Thaçi ka qenë kupolla e UÇK-së – ka qenë drejtor i Zyrës Politike të UÇK-së. Ky është një sulm i fortë që i është bërë sot pjesëtarëve të UÇK-së kur janë ngritur dy aktakuza për dy figura të ndritshme të luftës”.

    “Ne e kemi thënë edhe në muajin shkurt që shumë shpejt do të ngritën aktakuzat, sepse në takimet me ndërkombëtarët e kemi diktuar që aktakuzat do të ngritën te hierarkia e lartë ushtarake ndonëse nuk kemi menduar për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Kemi menduar për komandantët e zonave ose Shtabit të Përgjithshëm”.

    Gucati ka ripërsëritur qëndrimin tashmë të ditur të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për Gjykatën Speciale.

    “Ne e kemi thënë se kjo gjykatë është raciste dhe e papranueshme për ne. Është gjykatë e njëanshme. Kjo gjykatë e dënon vetëm një etni dhe një ushtri – e dënon UÇK-në që ka bërë luftë të drejtë për të mbrojtur shtëpinë dhe fëmijët tanë. Nuk kemi bërë gjenocid”.

    Ai ka thënë se çdo pjesëtar i UÇK-së duhet ta ndjejë veten krenar për luftën që kanë bërë për vendin e tyre.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.