×
  • Lajme
  • Lajme

    Deri në orën 18:00, mbi 51 mijë serbë në Kosovë votuan për zgjedhjet e Serbisë

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, të dielën do të “grumbullohen votat” për zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Të drejtë vote kanë 95,334 qytetarë serbë të Kosovës.

    Me kërkesë të Beogradit dhe me miratimin e autoriteteve të Kosovës, misioni në Kosovë, i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), do të bëjë grumbullimin e votave.

    Praktikë e njëjtë e votimit ishte aplikuar edhe në të kaluarën.

    Sipas OSBE’së, 20 qendra “grumbulluese” do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 20:00.

    Deri në orën 18:00, OSBE’ja ka njoftuar se ka grumbulluar 51,011 vota në Kosovë apo 53,51 për qind e votuesve kanë ushtruar të drejtën e tyre për votim.

    Votat më pas ky misioni do t’i transportojnë në Rashkë dhe Vrajë të Serbisë, ku dhe do të bëhet numërimi i tyre.

    Këtë formë të votimit dhe transportimit të votave, Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka cilësuar si jokushtetuese.

    Votimi në Kosovë për zgjedhjet në Serbi, po mbahet në kohën kur autoritetet shëndetësore po regjistrojnë rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

    Për shkak të pandemisë së koronavirusit, dy komuna në Kosovë kanë mbetur pa kryetarë, për shkak se mbajta e zgjedhjeve nuk është vlerësuar e sigurt. Sidoqoftë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se ka lejuar që të mbahen votimet për zgjedhjet serbe, sipas praktikave të mëhershme.

    Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë është kundërshtuar nga Lëvizja opozitare Vetëvendosje, e cila e ka cilësuar si “cenim të integritetit dhe sovranitetit shtetëror”.

    Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, çdo grumbullim i personave në një distancë prej dy metrash, paraqet kërcënim për shëndetin publik.

    Por, OSBE’ja ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ka ndërmarrë të gjitha masat që të ofrohet siguria si për stafin ashtu edhe votuesit, gjatë këtij procesi. Në hyrje të qendrave të vendvotimeve, po shpërndahen maska mbrojtëse për votuesit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.