×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shkarkimi tregon që Osmani është kandidate serioze për kryetare të LDK-së”

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dje (20 qershor, 2020) përmes një letre dërguar Këshillit të Përgjithshëm, ka propozuar që Vjosa Osmani të shkarkohet nga pozita e nënkryetares së këtij subjekti politik.

    Pas procesit të votimit online, LDK ka dalë me një njoftim ku ka treguar se nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm janë përgjigjur 99 anëtarë, prej tyre 92 janë shprehur për (Po); 3 janë shprehur kundër (Jo), 4 kanë abstenuar dhe 24 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim.Mirëpo sipas publicistit Nexhmedin Spahiu, ky inicim për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese të LDK-së, definitivisht do ta dëmtojë vet subjektin politik.

    Për klankosova.tv, ai thekson se rezultati i votimit për shkarkimin e Osmanit është dështim i Mustafës dhe se ajo tashmë është kandidate serioze për zgjedhjet e brendshme të LDK-së për ta drejtuar partinë.

    “Votimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese të LDK-së është një luftë e brendshme politike brenda këtij subjekti politik. Ajo në baze të cilës LDK-së i ka shtuar më së shumti vota – nuk i jepet mandati për kryeministre – plus edhe shkarkohet”.“Në fakt rezultati i votimit nuk tregon që ajo është një figurë përçarëse, por që ajo ka një peshë bajagi të madhe në LDK”.

    “Nga 123 vota në Këshillin e Përgjithshëm drejtues të LDK-së, vetëm 70 ishin për shkarkimin e saj: që do të thotë që ky inicim për shkarkim ka qenë një dështim i Isa Mustafës duke marrë parasysh që ai në fakt drejton Qeverinë e Kosovës sepse e ka zgjedhur njeriun e vet aty – Avdullah Hotin”.“Nga rezultati i votimit del se Vjosa Osmani ka një autoritet jo vetëm në mesin e anëtarësisë së gjerë të LDK-së dhe simpatizantëve të saj që është dëshmuar në zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe në organin e LDK-së më të lartë drejtues”.

    Sipas profesorit Spahiu, ndarje të partisë nuk do të ketë, por kjo bën që në zgjedhjet e ardhshme, Osmani me qenë kandidate serioze për kreun e partisë.“Mendoj që ajo tashmë ka përkrahje të mjaftueshme për me qenë kandidate për kryetare të partisë, kështu që ky inicim për shkarkim shkon në favor të saj”.Ai konsideron që në këtë rast, votat kundër, abstenimi dhe mospjesëmarrja në votim e kanë të njëjtën vlerë – mospërkrahjen për shkarkimin e Vjosa Osmanit.“Mustafa në këtë moment është në kulmin e fuqisë së tij politike sepse drejton Qeverinë, ka përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të dialogut me Serbinë, është kryetar i LDK-së; megjithatë nuk ka arritur t’i sigurojë më shumë se 57 % të votave për shkarkimin e rivales së tij”.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme14 Maj 2024
    Takimi i fundit i vizitës zyrtare në Budapest i zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës,...
    Lajme14 Maj 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kanë konstituar departamentin e Arsimit, udhëheqëse e të cilit është zgjedhur Jehona Lushaku Sadriu....
    Lajme14 Maj 2024
    Nënkryetar i LDK-së për Bashkëpunim Rajonal, Lutfi Haziri, tha se si subjekt politik, LDK nuk e përkrahë mocioni i mosbesimit. Ai tha...
    Të tjera
    Lajme14 Maj 2024
    Një ditë më parë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork u shfaq filmi dokumentar “Mirënjohje” kushtuar kontributit të historianit britanik Noel...
    Sport14 Maj 2024
    Olivier Giroud është futbollisti më i ri i Los Angeles FC në Major League Soccer. Giroud, golashënuesi më i mirë i të...
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba përshëndeti lidhjet me Serbinë, ndërsa njoftoi se së shpejti amabasada serbe në Ukrainë do të...
    Lajme14 Maj 2024
    Ministria e Brendshme e Shqipërisë, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar kanë nënshkruar...
    Lajme14 Maj 2024
    Një person në Ferizaj është lënduar në vendpunishte derisa po shkarkonte dheun nga kamioni. Zjarrfikësit e kanë nxjerrë shoferin 39 vjeçar dhe...
    Lajme14 Maj 2024
    Policia ka konfiskuar sasi të madhe të armatimin në rrethinë të  Zveçanit, që dyshohet se ka mbetur nga sulmi i 24 shtatorit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.