-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Britania shënon 128 viktima të koronavirusit për 24 orë

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Gjatë 24 orëve të kaluara, Mbretëria e Bashkuar i ka shënuar 128 të vdekur nga koronavirusi dhe shifra e përgjithshme e viktimave ka shkuar në 42,589.

    Në këtë shifër përfshihen rastet e shënuara në spitale, në shtëpitë e personave të moshuar dhe në vendet e tjera, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

    Deri në orën 9 të mëngjesit, 7,714,201 persona janë testuar për koronavirus në Britani të Madhe dhe 303,110 prej tyre kanë dalë pozitivë.

    Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, autoritetet shëndetësore në këtë shtet i kanë regjistruar 230,550 persona.

    Një ditë më parë, në Britani u regjistruan 173 viktima të koronavirusit për 24 orë. Në mesin e viktimave ishte një fëmijë 12-vjeçar, i cili kishte edhe probleme të tjera shëndetësore.

    Qeveria britanike e ka ulur nivelin e alarmit nga shkalla e katërt në shkallën e tretë pas rekomandimeve nga autoritetet shëndetësore.

    Zyrtarët e lartë mjekësorë të Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore kanë thënë se përhapja e virusit më nuk është e madhe apo nuk është duke u rritur në mënyrë eksponenciale, por paralajmëruan se kjo nuk nënkupton që pandemia ka përfunduar.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Mediumi zviceran “Blick.ch” ka publikuar sot një artikull për sasinë e madhe të cigareve të kontrabanduara që futen në Zvicër. Kosova është...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Një fëmijë 10 vjeçar ka vdekur dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    SPAK godet grupin kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro nga Ekuadori e Kolumbia drejt vendeve të...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka konfirmuar takimin e sotëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Limaj tha se në takim...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari nga radhët e PDK-së, ka deklaruar se asnjë i ri apo e...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pak para seancës, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka denoncuar një tjetër incident, duke thënë se është përballur me një burrë që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se do ta votonte kandidatin e VV-së për kryetar kuvendi vetëm në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar para seancës së natës që mbahet në tentativën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërthimit të qindra vatrave zjarri në komuna të ndryshme të vendit, duke i cilësuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.