×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 2 mijë raste të konfirmuara me koronavirus nga 13 marsi në Kosovë

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë ka njoftuar se janë konfirmuar 82 raste të reja me COVID-19. Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara nga 13 marsi ka arritur në gati 2 mijë.

    Por, jo të gjitha këto raste aktive. Sipas të dhënave të fundit nga IKSHP’ja, deri tani janë shëruar 980 pacientë, derisa betejën me koronavirusin e kanë humbur 34 persona, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
    Aktualisht në gjithë vendin janë 984 raste aktive me këtë sëmundje.

    Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 456 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave 82 kanë rezultuar pozitive.

    Personat që dolën pozitivë vijnë nga Prishtina, Gjakova, Vushtrria, Prizreni, Feriszaj, Vitia, Podujeva, Fushë Kosova, Klina, Lipjani, Obiliqi, Mamusja dhe Rahoveci.

    Sipas IKSHP’së, këto raste janë në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private.

    Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 8.680.002 raste të COVID-19 dhe 458.852 raste të vdekjes.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash. Sipas policisë, nga QKMF-ja në Dragash është raportuar se një...
    Lajme02 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditura detaje të vrasjes në tentativë në Lupç të Podujevës, ku katër persona kanë mbetur të...
    Lajme02 Maj 2024
    Është gjetur e vdekur dje punëtorja e një furrë në vendin e punës në Mitrovicën e veriut. Me vendim të prokurorit, trupi...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në akademinë përkujtimore në përvjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri....
    Sport02 Maj 2024
    Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale në Ligën e Evropës. Pas etheve...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është shprehur se kur kryeministri Albin Kurti deklaronte se në Kosovë do të ketë luftë, opozita dhe...
    Lajme02 Maj 2024
    Lidhur me kërkesat e Francës dhe Gjermanisë, kryeministri kosovar ka qenë në dijeni, thotë ish-zv. ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha....
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë duke përdorur kundër forcave...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Territori i Shqipërisë sot parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpasherëshme deri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.