×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj takohet me Abbott-in, diskutojnë për menaxhimin e pandemisë Covid-19

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka pasur takim me Ambasadorin Britanik në Kosovë Nicholas Abbott, i cili ishte i shoqëruar nga z. Sam Paice, Udhëheqës i Departamentit politik.

    Fokusi i këtij takimi ishte menaxhimi i pandemisë Covid-19 në Kosovë dhe nevoja që masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës të respektohen nga qytetarët në funksion të ruajtjes së shëndetit publik.

    Ambasadori Abbott e inkurajoi MSh në zbatimin e masave të ndërmarra dhe ka theksuar nevojën që mesazhet për qytetarët të jenë shumë të drejtpërdrejta dhe ta kuptojnë që esenca e një reagimi të përgjegjshëm në këtë kohë nënkupton bartjen e maskave, ruajtjen e distancës fizike, higjienës së lartë dhe zbatimit të gjitha masave të ndërmarra.

    Postimi i tij i plotë:

    Sot e prita në takim Ambasadorin Britanik në Kosovë Nicholas Abbott, i cili ishte i shoqëruar nga z. Sam Paice, Udhëheqës i Departamentit politik.

    Në këtë takim, e falënderova Ambasadorin Abbott për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën si në rrafshin politik ashtu edhe për sistemin shëndetësor.
    Në këtë takim, fokus i diskutimeve ishte menaxhimi i pandemisë Covid-19 në Kosovë dhe nevoja që masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës të respektohen nga qytetarët në funksion të ruajtjes së shëndetit publik.
    Sqarova se MSh ka mobilizuar kapacitetet njerëzore dhe infrastrukturën shëndetësore për një përgjigje sa më adekuate ndaj Covid-19 në këtë fazë të lirimit të masave, dhe theksova që vendimet për lirimit e tjera eventuale do të merren bazuar në rekomandimet e dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sipas situatës epidemiologjike në terren.

    E sigurova Ambasadorin Abbott se sistemi shëndetësor në Kosovë është vënë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të secilit qytetar të vendit, ndërkohë që është vlerësuar edhe asistenca ndërkombëtarë për Kosovën në menaxhimin e Covid-19.

    E njoftova Ambasadorin edhe me prioritetet e programit për shëndetësinë.

    Ambasadori Abbott e inkurajoi MSh në zbatimin e masave të ndërmarra dhe ka theksuar nevojën që mesazhet për qytetarët të jenë shumë të drejtpërdrejta dhe ta kuptojnë që esenca e një reagimi të përgjegjshëm në këtë kohë nënkupton bartjen e maskave, ruajtjen e distancës fizike, higjienës së lartë dhe zbatimit të gjitha masave të ndërmarra

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.