×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kuptimi i trekëndëshit të kuq të Donald Trump dhe arsyet përse Facebook hoqi postimin e presidentit

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Facebook ka hequr nga rrjeti së fundmi një reklamë të presidentit amerikan Donald Trump ku ai bënte thirrje që ajo që njihet në SHBA si ‘Antifa’ – termi përmbledhës i protestave politike, anti-raciste, kundër ekstremit të djathtë – të njihej si grup terrorist.

    Në njoftim, grupi elektoral i Trump shkruante: “Banda të rrezikshme të majta po vërshojnë në rrugët tona duke shkaktuar mejhem.

    Ata po shkatërrojnë qytete tona prandaj po ju kërkojmë që të bashkoheni me presidentin Trump kundër ANTIFA. Shënoni emrin tuaj për të etiketuar ANTIFA si Organizatë Terroriste.”

    Postimi përfundon me një imazh të dukshëm të një trekëndëshi të kuq të përmbysur, që duket se ishte shkaku kryesor i heqjes së reklamës.

    Kjo sepse trekëndësha të përmbysur përdoreshin nga nazistët gjatë Luftës II Botërore për klasifikimin e të burgosurve. Disa ngjyra të kësi trekëndëshave përdoreshin në mënyrë që nazistët të kuptonin “krimin” e kryer nga secili prej të burgosurve.

    Në Memorialin e Holokaustit në SHBA thuhet se për shembull, një trekëndësh rozë vendosej në të burgosurit homoseksualë, kriminelët duhet të mbanin trekëndësh jeshil në uniformat e tyre, ndërsa të burgosurit për ideologji politike mbanin trekëndëshin e kuq.

    Te këta të fundit përfshiheshin komunistët, social-demokratët, sindikalistët etj.

    Por a përdorin protestuesit amerikanë të Antifa trekëndësh të kuq? Në një komunikim me AP News zëdhënësi i fushatës së Trump, Tim Murtaugh ka thënë se trekëndëshi i kuq i përmbysur është përdorur nga protestuesit Antifa, prandaj dhe është përdorur nga fushata presidenciale kundër tyre.

    Kjo narrativë është përsëritur nga mbështetësit e Trump por nuk ka prova aktuale.

    Facebook tha se kompania nuk lejon “simbole të ideologjisë së urrejtjes përveç kur ato dënohen dhe kur janë të vendosura në një kontekst”.
    “Në një situatë të tillë ne nuk e lejojmë në platformë, kudo që kjo të përdorej ne do të merrnim të njëjtën masë”, tha kreu i sigurisë së kompanisë Nathaniel Gleicher.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Të premten, numri i studentëve të arrestuar që po protestojnë për Palestinën në SHBA ka shkuar në dy mijë e dyqind. Policia...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se agjencia kishte një plan emergjence të përgatitur në rast të...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për lirinë e medias në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit pas një raporti negativ për lirinë...
    Lajme03 Maj 2024
    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në Ditën e Lirisë Ndërkombëtare të Shtypit vizitoi Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK). Gjatë...
    Lajme03 Maj 2024
    KESCO në bashkëpunim me platformën shtetërore eKosova, kanë krijuar mundësinë e pagesave të energjisë elektrike, por edhe për ta shikuar atë në...
    Lajme03 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se janë rritur çmimet e prodhimeve bujqësore. Sipas të dhënave që ka prezantuar ASK-ja për...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë nënshkruar marrëveshje me MCA-Kosova. Sipas njoftimit, ministria e Ekonomisë nënshkroi...
    Sport03 Maj 2024
    Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, dihet gjerësisht se Kylian Mbappe do të jetë lojtar i ri i Real Madridit nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.