×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë të gjithë kandidatët që synojnë pozitën e Avokatit të Popullit

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    18 persona ia kanë mësyrë garës për pozitën e Avokatit të Popullit. Në mesin e atyre që i ka hyrë kësaj gare është edhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Express u sjell emrat e kandidatëve të tjerë për këtë pozitë.

    Enver Hasani, njëri nga protagonistët e skenës institucionale, i cili sa ishte në krye të Gjykatës Kushtetuese, jo rrallë ka shkaktuar debate të ashpra politike e juridike për shkak të vendimeve në institucionin që ka drejtuar, i ka hyrë një gare tjetër për post publik.

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese po synon që për pesë vjetët e ardhshëm të jetë Avokat i Popullit.

    Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar vetë profesori Hasani. Ai ka thënë se tash u mbetet deputetëve se a do të votojnë pro tij, ose jo.

    Sipas një njoftimi të Kuvendit, konkursi për këtë institucion është mbyllur të hënën që shkoi. E përveç Hasanit, garës për këtë pozitë i kanë hyrë edhe 17 persona të tjerë.

    Gazeta Express ka siguruar listën me emrat e kandidatëve të tjerë për këtë pozitë.

    Sipas kësaj liste, për këtë pozitë kanë konkuruar edhe Gëzim Latifi, Naile Alaj, Musa Dragusha, Besim Myrtezani, Arben Muhameti, Rozafa Ukimeraj-Çuni, Basri Kastrati, Valdete Hyseni, Sadik Kryeziu, Shqipe, Ibraj- Mala, Edona Hajrullahu, Valon Leci, Alban Idrizi, Naim Qelaj, Vebi Mujku, Xhavit Shala e Ekrem Jakupi.

    Ndryshesipas Kushtetutës, Avokatin e Popullit e zgjedh Kuvendi i Kosovës, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat pesëvjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.

    Kushtetuta thotë që Avokat i Popullit ka të drejtë të zgjidhet çdo shtetas i Kosovës, “me arsim të lartë, me karakter e moral të lartë, i ndershëm, me eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut”.

    Avokati i tanishëm i Popullit, Hilmi Jashari, është në fundin e mandatit të tij. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë në fillim të korrikut të vitit 2015.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Mbi 1 orë e 40 minuta janë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë....
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 28-vjeçar me inicialet M.S. në Prishtinë, pas një kontrolli rutinë nga njësitë policore. Gjatë kontrollit,...
    Lajme19 Korrik 2025
    Zyrtarët e Komisionit Evropian shprehin shqetësim për faktin se në Kosovë ende nuk janë formuar institucionet, gjë që po vonon ratifikimin e...
    Të tjera
    Lajme19 Korrik 2025
    Episodi i 49-të, fundi i njëjtë… Me këtë fjali mund ta përmbledhim seancën e 49-të konstituive, të mbajtur këtë të shtunë.  ...
    Sport19 Korrik 2025
    Britania e Madhe ka shënuar fitore ndaj Kosovës me rezultat 71:61 (22:7, 19:15, 19:20, 11:19) në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B....
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Rruga rajonale Shkup–Tetovë është mbyllur plotësisht për qarkullim në të dy drejtimet, informojnë nga LAMM. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të mos...
    Lajme19 Korrik 2025
    Komentatori politik, Sadri Ramabaja, përmes një statusi në profilin e tij, ka thënë se sot do të arrihet marrëveshje në mes të...
    Lajme19 Korrik 2025
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka deklaruar se deputetët e të gjitha grupeve parlamentare “kanë nisur të kuptojnë”...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me arrestimin e një bashkëpunëtori të Petar Petkovicit, pas deklarimeve që i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.