×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kosova në fund të ‘pusit’ në Ballkan, Serbia në krye

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Vizat i kanë tash e 10 vjet. Por edhe sikur të mos i kishin, serbët me pasaportën e tyre, do të mund të shetisnin në goxha vende të botës, gjithsej 134.

    Kësisoji, pasaporta e tyre është më e fuqishmja në Ballkan dhe e 40-ta në ranglistën botërore.

    LEXO EDHE: Kosova në garë me Korenë e Veriut për pasaportën më të dobtë në botë (Video)

    Në 10 vende më pak se serbët mund të udhëtojnë ballkanasit e tjerë, malazezët e maqedonasit.

    Pasaportat e këtyre dy shteteve janë në një nivel të barabartë fuqie. Zënë vendin e 47-të në botë, të dytin në Ballkan, derisa mundësojnë lirshëm qarkullimin në 124 vende, raporton më tutje Front Online.

    Të tretit në Ballkan, dhe të 54-tit në botë. Shqiptarët, me pasaportën e tyre, mund të vizitojnë 114 shtete të globit.

    E përdallim prej vëllëzërve të tyre të gjakut, kosovarët, me pasaportën e tyre, mund të lëvizin lirshëm vetëm në 40 vende.

    Andaj, kjo shifër i jep pasaportës kosovare epitetin e më të dobtës në rajon, raporton më tutje Front Online.

    Sikur të mos mjaftonte  kjo, Kosova, është vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka liberalizim të vizave.

    Pushimet në Maldive Po, vizitat në Gjermani e Zvicër jo

    Me pasaportën në xhep, Kosovarët, mund të bëjnë lirshëm një xhiro në vendet e Ballkanit.

    Rreth e për qark, me këtë dokument, ata mund t`i sillen edhe krejt Turqisë.

    LEXO EDHE: Kosova në garë me Korenë e Veriut për pasaportën më të dobtë në botë (Video)

    Vizitë mund t`i bëjnë edhe dy ishujve ekzotik, Sri Lankas e Maldive, pa asnjë pikë problemi.

    Por, për një vizitë në shtetet e Europës që janë më afër si Gjermani, Zvicër e shtete të tjera, kosovarëve, u duhet të presin gjatë e në radhë për vizë në shallteret e ndryshme të ambasadave.

    Kjo, meqë, lëvizja vetëm me pasaportë është e pamundur për ta.

    Në super-grafikën e mëposhtme janë të listuara të gjitha shtetet ku kosovarët mund t`ua mësyjnë pa pasur nevojë për viza. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.