×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kosova në garë me Korenë e Veriut për pasaportën më të dobtë në botë (Video)

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    E 102-ta është për nga fuqia pasaporta e Kosovës në botë.

    Kosovarët, e pajisur më këtë dokument biometrik, mund të udhëtojnë me të vetëm në 40 vende të botës, pa pasur nevojë për vizë.

    Këto janë përfundimet që janë nxjerr në një hulumtim të kompanisë, Henley Passaport Index, raporton Front Online.

    Ajo që bie në sy në të është se pasaporta e Kosovës është më e fuqishme për një vend më tepër sesa pasaporta e Koresë së Veriut, që është e 103-ta.

    Por, pasaporta e shtetit më të ri në Europë, del më e pafuqishme karshi asaj të Kongos dhe Bangaldeshit.

    Të këtër këto vende bëjnë pjesë në listën e 10 shteteve më pasaportat më të dobëta në botë, të cilin e përmbyllin shtetet e tjera si: Libia, Nepali, Palestina, Somalia, Jemeni, Pakistani, Siria, Iraki dhe Afganistani.

    Dobësia e pasaportave të këtyre vendeve theksohet edhe më tepër kur krahsohet me fuqinë e pasaportave të shteteve që janë në krye të tabelës.

    Një shtetasi të Kosovës i bie të udhëtojë për 151 vende më pak sesa një shtetasi të Japonisë, i cili ka të drejtë qarkullimi në 191 vende të botës – më shumë se të gjithë të tjerët.

    Kosova në fund të ‘pusit’ në Ballkan

    Vizat i kanë tash e 10 vjet. Por edhe sikur të mos i kishin, serbët me pasaportën e tyre, do të mund të shetisnin në goxha vende të botës, gjithsej 134.

    Kësisoji, pasaporta e tyre është e dyta më e fuqishmja në Ballkan dhe e 40-ta në ranglistën botërore.

    Në 10 vende më pak se serbët mund të udhëtojnë ballkanasit e tjerë, malazezët e maqedonasit.

    Pasaportat e këtyre dy shteteve janë në një nivel të barabartë fuqie. Zënë vendin e 47-të në botë, të tretin në Ballkan, derisa mundësojnë lirshëm qarkullimin në 124 vende, raporton më tutje Front Online.

    Të katërit në Ballkan, dhe të 54-tit në botë. Shqiptarët, me pasaportën e tyre, mund të vizitojnë 114 shtete të globit.

    E përdallim prej vëllëzërve të tyre të gjakut, kosovarët, me pasaportën e tyre, mund të lëvizin lirshëm vetëm në 40 vende.

    Andaj, kjo i jep pasaportës kosovare epitetin e më të dobtës në Ballkan.

    Sikur të mos mjaftonte  kjo, Kosova, është vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.

    E kur është fjala të rajoni perëndimor punët më së miri i ka Krocia, me pasaportën e saj që zë vendin e 19-të në botë.

    Pushimet në Maldive Po, vizitat në Gjermani e Zvicër jo

    Me pasaportën në xhep, Kosovarët, mund të bëjnë lirshëm një xhiro në vendet e Ballkanit.

    Rreth e për qark, me këtë dokument, ata mund t`i sillen edhe krejt Turqisë.

    Vizitë mund t`i bëjnë edhe dy ishujve ekzotik, Sri Lankas e Maldive, pa asnjë pikë problemi.

    Por, për një vizitë në shtetet e Europës që janë më afër si Gjermani, Zvicër e shtete të tjera, kosovarëve, u duhet të presin gjatë e në radhë për vizë në shallteret e ndryshme të ambasadave.

    Kjo, meqë, lëvizja vetëm me pasaportë është e pamundur për ta.

    Në super-grafikën e mëposhtme janë të listuara të gjitha shtetet ku kosovarët mund t`ua mësyjnë pa pasur nevojë për viza.

    Pasaporta kosovare në ‘rënie të lirë’

    Vitet po kalojnë.  E për çdo vit që po shkon pasaportës kosovare po i bjen fuqia. Ajo po bëhet gjithnjë e më e dobët, raporton më tutje Front Online.

    Derisa në vitin 2011 ishte në vendin e 93-të për nga fuqia, tash në 2020 ka rënë për 9 vende.

    Është e 102-ta, më keq për 4 dhe 5 vende sesa që ishte në dy vitet paraprake, 2019 dhe 2018.

    Piedestalin e fuqisë, pasaporta e Kosova e kishte arritur në vitin 2014-të, kur ishte pozicionuar në vendin e 87-të.


    Periudha 2019/2020 – Mbi 330 mijë qytetarë u pajisën me pasaportë

    Mbi 330 mijë qytetarë kanë marrë pasaportë gjatë vitit 2019 e deri me tani në vitin 2020.

    Kështu kanë thënë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, institutcion ky që është kompentet për lëshimin e tyre.

    “Qytetarë qe kanë marr pasaporta gjatë vitit 2019 duke përfshirë edhe periudhën gjatë vitit 2020 deri me sot, janë: 334 016”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për portalin Front Online.

    Llojet e pasaportave kosovare

    Për shtetasit mbi 18 vjeç pasaporta ka vlefshmëri 10 vjeçare nga data e lëshimit.

    Pasaporta e Republikës së Kosovës lëshohet në katër variante: Pasaportë e zakonshme, Pasaportë diplomatike, Pasaportë zyrtare dhe Dokument udhëtimi. /FrontOnline/

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Kronika23 Shtator 2023
    Dy vajza të mitura janë rrahur nga dy të tjera në fshatin Kovragë të Istogut. Policia ka bërë të ditur se sipas...
    Kronika23 Shtator 2023
    Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj babait të tij. Policia ka bërë...
    Kronika23 Shtator 2023
    Është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi e njëjta e kishte sulmuar një zyrtare policore e cila ishte duke u marrë me...
    Të tjera
    Kronika23 Shtator 2023
    Ka vdekur njëri nga dy të plagosurit në Rahovec të cilët u qëlluan me armë zjarri katër ditë më parë. Lajmin për...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Tetë trupa të pajetë janë gjetur në ditët e fundit në Parkun Kombëtar El Veladero në Meksikë. Njoftimi u dha dje në...
    Lajme23 Shtator 2023
    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka kritika të mëdha për mënyrën se si po zhvillohet dialogut me Serbinë. Ai i tha ...
    Vip23 Shtator 2023
    Reperja shumë e përfolur shqiptare, Tayna, ka pasur shumë sukses në muzikë, duke e bërë hit çdo këngë të saj. Tayna, gjithmonë...
    Sport23 Shtator 2023
    Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo shënoi një ‘gol fantazmë’ të çmendur për të kaluar Al Nassr në epërsi ndaj Al Ahli në ndeshjen...
    Ekonomi23 Shtator 2023
    Më 22 shtator, Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka hapur thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.