×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vjet nga Shqipëria më shumë ikën jashtë se që u kthyen

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Nga Shqipëria, në vitin 2019 janë larguar rreth 44 mijë persona, si emigrantë niveli më i lartë që nga 2014-s, sipas statistikave të publikuara nga INSTAT. Ndërsa janë më të shumtë ata që ikin, gjithnjë e më pak po preferojnë të kthehen. Në vend janë kthyer 20.7 mijë imigrantë, që është niveli më i ulët që nga viti 2010, kur INSTAT raporton të dhënat. Si rrjedhojë, migracioni neto (diferencave mes emigrantëve që ikin dhe imigrantëve që vijnë) është zgjeruar, duke arritur në 2019-n në rreth 23 mijë persona që janë larguar neto nga vendi, niveli më i lartë, të paktën që nga 2011-a, kur janë të disponueshme statistikat e INSTAT.

    Që prej vitit 2016 konstatohet një rritje e tendencës për të ikur nga vendi, duke rikthyer një valë të dytë emigracioni në vend, ndonëse në nivele më të ulëta në raport e periudhën 1990-2000. Mesatarisht nga vendi gjatë periudhës 2011-2019 janë larguar rreth 400 mijë persona. Për të njëjtën periudhë janë kthyer 236 mijë të tjerë, duke bërë që nga vendi të largohen neto rreth 164 mijë persona. Krahas rritjes së migracionit neto, Shqipëria po vuan dhe tkurrjen natyrale, me numrin e vdekjeve që po barazohet me atë të lindjeve. Sipas INSTAT, për shkak të rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë, popullsia e Shqipërisë u pakësua vitin e kaluar me 16.5 mijë.

    Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2020 rezulton 2.845.955 banorë, duke pësuar një rënie me 0,6%, krahasuar me 1 janar 2019. Në vitin 2019, shtesa natyrore e popullsisë është 6.624 banorë, duke pësuar një rënie prej 7,1 %, krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto (Imigrantë-Emigrantë) është -23 mijë banorë. Gjatë vitit 2019, lindën 28.561 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2019 është 21.937 persona, duke pasur një rritje prej 0,6 %, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, popullsia po plaket. Në 1 janar 2020, mosha mediane e popullsisë rezulton 37,2 vjeç nga 36,7 që ishte në 1 janar 2019.

    Plakja e popullsisë dhe rigjallërimi i emigracionit pritet të kenë ndikim negativ në të ardhmen e vendit, si në drejtim të produktivitetit të punës, ashtu dhe të skemës së pensioneve.

    Vitet e fundit bizneset po ndiejnë presionin e gjetjes së fuqisë punëtore të kualifikuar, si rrjedhojë e shtimit të tendencës së profesionistëve për të ikur, sidomos të specialistëve të teknologjisë së informacionit dhe mjekëve e infermierëve. Situata e krijuar nga Covid-19 ka frenuar përkohësisht tendencën e emigracionit, por nëse varfëria do të rritet në vend, ky fenomen mund të rigjallërohet sërish/Monitor.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Kancelari gjerman, Friedrich Merz minimizoi sot rëndësinë e dështimit të Bundestagut për të zgjedhur tre gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Federale, ndërsa mbuloi...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Disa persona janë plagosur pas të shtënave me armë në shtetin amerikan të Kentucky-t. Guverantori i Kentucky-t, Andy Beshear, tha se është...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Një avion është rrëzuar në Aeroportin e Londrës. Policia e Essex tha për BBC-në se u njoftua për një aeroplan 12 metra lart...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.