×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Jam i gatshëm që të ulemi me Kurtin për të gjetur zgjidhje rreth dialogut

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është i gatshëm të takohet në çdo kohë me Albin Kurtin e VV’së rreth zgjidhjes së dialogut me Serbinë.

    “E vështirë është por duhet të dominojë arsyeja. Nëse ky proces duhet të shkojë përpara. Më mirë të ulemi e të flasim se sa ta dialogojmë me të tjerët për marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.“Çdonjëri prej nesh, edhe unë duhet të shkoj ta lus VV’në e PDK’në e ta gjejmë një zgjidhje. Nuk konsideroj që ne nuk duhet të komunikojmë për cështjet. Mund të jemi të hatruar, por jam i gatshëm në cdo moment të ulem me Kurtin për dialogun dhe të kërkoj mendimin e tij për zgjidhje sepse kështu do të ishim më të fortë”, ka thënë Mustafa.

    Mustafa ka shtuar se deklaratat e tilla të Thaçit kanë qenë brengosëse në të kaluarën, dhe të njëjtat e kishin shtyrë LDK-në ta përkrahnin ish-kryeministrin Ramush Haradinaj në idenë e tarifës 100 për qind për mallrat serbe.“Sa i përket Thaçit, unë them se ai është tërhequr nga fjalori për kompromise të dhimbshme. Ai nuk flet më për Preshevën, Bujanovcin, dhe mundësinë e bashkimit të atyre komunave sepse është e qartë se bashkimi i tyre nuk do të ndodhte vetëm njëanshëm. Është shumë e logjikshme që Serbia nuk hyn në dialog të na falë territor. Unë mendoj që ndoshta publikisht nuk është tërhequr, por në realitet po. Unë kam pasur biseda me të dhe e kam sqaruar pozicionin e LDK-së dhe ia kam bërë të qartë se nuk hyjmë në dialog në asnjë forme në të cilën do të bisedohet për shkëmbim të territoreve pa marrë parasysh se çfarë ndryshimi i kufijve do të jetë ai, sepse një gjë e tillë na kthen para shpalljes së pavarësisë”, ka thënë ai në KTV.

    Mustafa ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet lidhur me figurën e Thaçit dhe kryeministrit Hoti, por me gjithë Kuvendin, pasi sipas tij, marrëveshja duhet të jetë e pranueshme për gjithë qytetarët por edhe për opozitën.

    Ndërkaq duke folur për rolin e SHBA-së dhe BE-së në këtë proces, ai ka deklaruar se dialogu nuk do të zhvillohet në dy binarë, pasi sipas tij, asnjëra palë nuk mund ta çojë përpara dialogun pa palën tjetër.E për takimin e 27 qershorit i cili do të mbahet në Ëashington, Mustafa ka thënë se nuk dihet ende se çfarë konkretisht do të ketë.Mustafa ka shtuar se në takim që ka pasur me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Richard Grenell, ai ia ka bërë të ditur se SHBA-ja nuk është për shkëmbim të territoreve.“Ai është shprehur që dialogu ka për qëllim bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.

    Ndërkaq në takimin me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ai thotë se ia ka bërë të ditur se qëndrimi i LDK-së është që në dialog të jetë edhe BE-ja, por që të jenë bashkë me SHBA-në.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.