×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli: Ftesa e Hotit ishte joserioze – jemi kundër korrigjimit të kufijve

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend që lidhen me dialogun.

    Veseli ka thënë se nuk refuzon ftesat zakonisht por sipas tij mënyra se si kryeministri Avdullah Hoti ka ftuar takimin ka qenë jo e rregullt.

    ”Ne nuk refuzojmë takime sidomos kur kanë të bëjnë me interesin e vendit”, tha ai.

    I pari i PDK-së thotë se kjo parti ka pranuar më parë një ftesë nga Albin Kurti pasi ky i fundit e bëri ftesën me shkrim dhe në mënyrë të rregullt për dallim nga pasuesi i tij Avdullah Hoti, përcjellë Klan Kosova.

    ”Nuk kamë bërë ndonjë hakmarrje ndaj LDK-së. Nuk punojë në politikë me revanshizma. Ftesat nuk bëhen nga studiot televizive dhe sa për të thënë. Ftesa e Hotit nuk ka qenë serioze”.

    Veseli në Debat Plus, thotë se kushdo që i prinë dialogut duhet të mbrojë interesin e vendit.

    ”Ne sa kemi qenë në qeveri i kemi dhënë mundësinë edhe opozitës ta drejtojë dialogun”.

    Kryetari i PDK-së thotë se LDK dhe Vetëvendosje e kanë dëmtuar Kosovën duke vonuar dialogun.

    ”Ne jemi kundër korrigjimit të kufijve”.

    ”PDK është e vetmja parti në Kuvend që nuk luan me fjalë kur është në pozitë apo opozitë. Ne kemi nënshkruar dokument për këtë çështje shumë kohë më parë”.

    Veseli thotë se në ballafaqim me Serbinë nuk duhet të ketë dallime të brendshme.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.