×
  • Lajme
  • Lajme

    Takohen Zemaj e Kosnett, diskutojnë për situatën rreth coronavirusit

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

    Në këtë takim, Ministri Zemaj e njoftoi Ambasadorin amerikan lidhur me prioritet e punës së tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në mënyrë të veçantë, është diskutuar lidhur me masat e ndërmarra për menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë lidhur me pandeminë Covid-19.

    “Ministri Zemaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në përgjigje ndaj Covid-19 dhe e ka siguruar atë se MSh do të jetë e angazhuar që të sigurojë mbrojtje shëndetësore kundër Covid-19 për të gjithë qytetarët e saj.

    Ambasadori Kosnett tha se Covid-19 është një sfidë e përbashkët e shumë shteteve të cilat po e merren me luftimin e saj dhe në këtë aspekt, bashkëpunimi midis shteteve është i rëndësisë së madhe për ta përballuar më lehtë atë.

    Ambasadori theksoi se shumë e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim të drejtpërdrejt midis autoriteteve qeveritare dhe qytetarëve ashtu që popullata ta kuptojë rëndësinë e zbatimit të masave mbrojtëse dhe të marr mesazhet e drejta për t’u mbrojtur dhe tejkaluar sfidën e Covid-19″, thuhet në njoftimin e Ministrisë

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.