×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Ministria e Shëndetësisë po punon në ngritjen e kapaciteteve për rritjen e numrit të testeve për COVID-19

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 është shqetësuese dhe se mungesa e vëmendjes për parandalimin të përhapjes së virusit vë në rrezik jetët e shumë qytetarëve.

    Hoti poashtu shtoi se në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe OBSH-së sot në mbledhjen e Qeverisë u morë vendim për ngritjen e nivelit të reagimit institucional.

    Hoti deklaroi se ministria e Shëndetësisë po punon në ngritjen e kapaciteteve për rritjen e numrit të testeve.

    Reagimi i plotë:

    Të dashur qytetarë,

    Rritja e numrit të të infektuarve me #COVID19 është shqetësuese! Mungesa e vëmendjes për parandalim të përhapjes së virusit po vë në rrezik jetët e shumë qytetarëve me ndjeshmëri të lartë, sidomos të gjyshërve e gjysheve tona!

    Andaj, sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe OBSh-së, sot në mbledhjen e Qeverisë morëm vendim për të ngritur nivelin e reagimit institucional!

    ? Obligohen institucionet publike dhe private që të organizojnë punën në distancë apo nga shtëpitë

    ? Të reduktohet stafi

    ? Të shtohen kontrollet nga inspektoratet

    ? Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucioni

    ? Maskat janë obligative gjatë gjithë kohës në hapësira publike

    ? Puna në institucione duhet të organizohet në përputhje me Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë

    Ministria e Shëndetësisë po punon në ngritjen e kapaciteteve për rritjen e numrit të testeve dhe në ngritjen e qendrave të testimeve nëpër komuna!

    Ju ftoj që të jemi më vigjilentë dhe me maturi të ndalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit!

    Në këtë link mund ta gjeni edhe Manualin e plotë me masat mbrojtëse!
    https://msh.rks-gov.net/manuali-per-mbrojtje-nga-perhapja…/…

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 20:59 në Vushtrri. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, ka gjithsej 581 mijë e 95 banesa. Nga to 356 mijë e 959 janë të banuara...
    Lajme12 Korrik 2025
    Florian Dushi, nënkryetar i Prishtinës, ka thënë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme ndaj Muratit, nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje. “Postimi është i...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë në një...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në të cilën territori i huaj, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse...
    Lajme12 Korrik 2025
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar sot një tjetër përditësim lidhur me punimet në ndërtimin e urës së re në Kosovë....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.